Gazeta Shqiptare

Shpërthen Guaido: Do jap jetën për të ardhmen e vendit tim, e ardhmja është e garantuar

Senatori Rubio: Maduro, një kriminel në krye të Venezuelës

-

Juan

Guaido, presiden ti i vetëshpall­ur i Venezuelës, ka thënë se është i gatshëm që të japë edhe jetën vetëm për të rrëzuar nga pushteti rivalin e tij, Nicolas Maduro. Guaido ka fituar përkrahjen e Evropës dhe SHBA- së, por ka dështuar që ta bindë edhe ushtrinë venezuelas­e që t'i mbajë anën. "Nuk më intereson nëse mund të më kushtojë me jetë apo me lirinë. Nëse e jap jetën pra, për t'ju shërbyer njerëzve",- ka thënë Guadio në një intervistë ekskluzive për Euronews. "Frika jonë më e madhe është se çfarë mund të ndodhë që Venezuela të bëhet vend normal". Prapësepra­pë ai premton se është vetëm çështje e kohës deri kur i izoluari Maduro të rrëzohet nga pushteti. "Lajmi i mirë ësh-

JUAN GUAIDO

"Nuk më intereson nëse mund të më kushtojë me jetë apo me lirinë. Nëse e jap jetën pra për t'ju shërbyer njerëzve. Frika jonë më e madhe është se çfarë mund të ndodhë që Venezuela të bëhet vend normal. Lajmi i mirë është se e ardhmja është e garantuar për Venezuelën dhe Maduro po bëhet çdo ditë dhe më i izoluar",- ka thënë Guaido.

të se e ardhmja është e garantuar për Venezuelën dhe Maduro po bëhet çdo ditë dhe më i izoluar". Ndërkaq një akuzë tjetër akuzë i është adresuar

presidenti­t Maduro. "Nikolas Maduro është një kriminel në krye të Venezuelës". Akuza e rëndë ndaj liderit majtist erdhi nga senatori republikan, Marco Rubio. Marco Rubio, senator amerikan: Regjimi i Maduros nuk është një qeveri, është një mafia, një organizatë kriminale e ngjashme me mafian e viteve 40- 50, që ka ekzistuar në mbarë botën. Ish- kandidati për president në primaret republikan­e vizitoi urën Simon Bolivar, në kufirin mes Kolumbisë dhe Venezuelës, ku mijëra venezuelia­në kalojnë përditë, në kërkim të një jete normale. Fjala e senatorit amerikan u ndalua nga një fëmijë, që i tha se të gjithë moshatarët e tij në Venezuelë duan liri. Presidenti de jure, Nikolas Maduro kundërshto­het nga SHBA- të dhe fuqi të tjera botërore që kanë njohur si president të përkohshëm, liderin e opozitës Huan Guaidò.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania