Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a e Brexit, May kërkon mbështetje­n e deputetëve

Britani e Madhe, japin dorëheqjen 7 deputetë nga Partia Laburiste Pritet dalja nga BE në 29 mars, kryeminist­rja pret konsensus

-

Pas gjithë përpjekjev­e për marrëveshj­en e Brexit, kryeminist­rja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u ka bërë thirrje ligjvënësv­e konservato­rë që të lënë mënjanë "preferenca­t personale" dhe të mbështesin atë në parlamenti­n britanik. May u është drejtuar me një letër deputetëve britanikë, ku ka thënë se "Historia do të na gjykojë të gjithë ne" lidhur me atë se si është trajtuar Brexiti, apo largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. "Dështimi për të arritur kompromise­t e nevojshme që marrëveshj­a për largim të kalojë përmes parlamenti­t në mënyrë që të respektohe­t rezultati i referendum­it, rrezikon të ardhmen e ndritur që të gjithë e meritojmë", ka shkruar në letër May. Kryeminist­rja May përballet me kundërshti­min e vazhdueshë­m lidhur me mënyrën se si e ka udhëhequr procesin e daljes nga BE- ja nga edhe nga deputetët e partisë së saj. Kryeminist­rja britanike javën e ardhshme do të takohet me zyrtarë të lartë të BE- së, me qëllim që t'i bindë ata të ndryshojnë disa pjesë të marrëveshj­es së Brexitit. Britania duhet të dalë nga BE- ja më 29 mars. Por, May nuk ka qenë në gjendje që të sigurojë mbështetën e shumicës së deputetëve për të votuar marrëveshj­en për largim, të cilën ajo e arriti me BEnë vitin e kaluar. Ndërkaq një grup prej shtatë deputetësh kanë dhënë dorëheqje nga Partia Laburiste e Britanisë dhe tani do të qëndrojnë në parlament si ligjvënës të pavarur. Vendimi për t'u larguar nga partia opozitare u njoftua mëngjesin e djeshëm në një konferencë për media nga deputetët e dorëhequr, Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey. Berger tha se Partia Laburiste ishte bërë "institucio­nalisht antisemiti­ste", duke shtuar se ajo ndjehet "e turpëruar" me qëndrimin në parti. Leslie, nga ana e tij, tha se partia ishte "plaçkitur nga politikat makinerike të të majtës së ashpër". Ai më tej pohoi se do të ishte "papërgjegj­shmëri" që të lejohet udhëheqësi i partisë, Jeremy Corbyn, të bëhet kryeminist­ër, duke akuzuar udhëheqjen e Partisë Laburiste për aderimin e një "ideologjie të ngushtë dhe të vjetruar". "Për ta, bota ndahet midis shtypësve dhe armiqve klasor, kur në të vërtetë bota moderne është më e ndërlikuar se kjo", tha Leslie. Duke përsëritur fjalët e Leslie- t, Shuker tha se grupi i ri i pavarur "nuk mendon se çdo problem në botë është krijuar nga Perëndimi". Shuker po ashtu tha se partitë politike të vendit ishin "të thyera" dhe se kishte "një mungesë të plotë të lidershipi­t" kur vendi më së shumti kishte nevojë. "Partia Laburiste i ka kthyer shpinën publikut britanik, shpresave dhe ambicieve të tyre",- shtoi ai. Ndërkohë, Gapes tha se ishte "i zemëruar dhe i sëmurë" nga anti- semitizmi i dyshuar brenda partisë dhe se udhëheqja e laburistëv­e po lehtësonte largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian ( BE). "Jeremy Corbyn dhe ata përreth tij janë në anën e gabuar për shumë çështje ndërkombët­are, nga Rusia në Siri deri në Venezuelë",- tha Gapes. Umunna, një nga shtatë deputetët që dhanë

THERESA MAY

"Dështimi për të arritur kompromise­t e nevojshme që marrëveshj­a për largim të kalojë përmes parlamenti­t në mënyrë që të respektohe­t rezultati i referendum­it, rrezikon të ardhmen e ndritur që të gjithë e meritojmë",- ka shkruar në letër May.

dorëheqje, tha se, "Politika është prishur. Nuk duhet të jetë në këtë mënyrë. Le ta ndryshojmë atë". Duke reaguar ndaj dorëheqjev­e, Corbyn tha se ishte i zhgënjyer që deputetët e larguar ishin ndier të paaftë për të vazhduar punën për politikat që ishin "frymëzuar miliona" gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Rryma e dorëheqjev­e sjell numrin e përgjithsh­ëm të vendeve të mbajtura nga partia kryesore opozitare deri në 249 nga 256, me këtë duke rritur numrin e përgjithsh­ëm të deputetëve të pavarur në parlament në 15.

 ??  ?? Deputetët e pavarur të dorëhequr nga opozita Britanike
Deputetët e pavarur të dorëhequr nga opozita Britanike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania