Gazeta Shqiptare

Metodat e izraelitëv­e për spiunazh

-

Hamasi

akuzon Izraelin se po dërgon "këpucë spiune" për të përgjuar njerëzit në Rripin e Gazës. Grupi militant që kontrollon pjesën më të madhe të Gazës, thotë se ka gjetur çipa sekrete elektronik­e të qepura brenda këpucëve në zonën e thembrës. Një pjesë e këtyre këpucëve që shkonin në vend si produkte importi, u bllokuan dhe u dërguan për ekzaminime pasi grupi militant beson se ato janë të pajisura me pajisje përgjuese dhe regjistrue­se. Sipas mediave palestinez­e, Hamasi pretendon se Izraeli po përpiqet të spiunojë anëtarët e "rezistencë­s palestinez­e". Sipas Ministrisë së Brendshme të Rripit të Gazës, Hamasi ka marrë kontrollin e mallrave që e kishin autoritete­t e Palestinës. Mes këtyre mallrave janë edhe ngarkesa me këpucë, që sipas grupit militant, janë të pajisura me pajisje përgjuese. Qeveria dhe ambasada izraelite nuk kanë bërë asnjë koment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania