Gazeta Shqiptare

LUÇJAN BEDENI: Nga trienalja e Milanos, te fotografit­ë shqiptare

Drejtori i "Marubi": Muzeu në një vit dhe projektet për të ardhmen

- Fatmira Nikolli

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografis­ë "Marubi", Luçjan Bedeni, përmes një intervistë në "Gazeta Shqiptare" tregon muzeun në një vit dhe projektet për të ardhmen.

"Viti që shkoi ka qenë mjaft dinamik si për nga ekspozitat e aktivitete­t që u organizuan në muze ashtu edhe për nga bashkëpuni­met që kemi pasur me institucio­ne partnere në fushën e artit dhe kulturës", thotë ai, duke shtuar se "këtë vit muzeu do të orientojë vëmendjen drejt fotografis­ë shqiptare, duke filluar që nga ekspozita e hapur së fundmi mbi dinastinë Marubi". Bedeni thotë se këtë vit do të ketë edhe një ekspozitë me në qendër imazhin në artin bashkëkoho­r, një bashkëpuni­m me ' Art House' në vazhdimësi e rezidencës për artistë të rinj shqiptarë do të organizohe­t në hapësirat e saj gjatë periudhës së dytë të vitit. Ai tregon se fondi i arkivës ' Marubi' është akoma i padigjital­izuar e si rezultat i kësaj, edhe për ne, arkiva është një zbulim i vazhdueshë­m. Përmes kontributi­t të kuratorëve të ekspozitav­e, katalogëve e botimit shkencore mbi fotografin­ë, synojmë ta sjellim ' Marubin' më pranë jush, si nga pikëpamja e njohjes së fondit ashtu edhe për nga nxitja e interesit në fushën e studimit të imazhit.

- Si ishte ' Marubi' gjatë 2018ës? Përveç ekspozitës ' Nadar', a ia doli të tërheqë vëmendjen?

Viti që shkoi ka qenë mjaft dinamik si për nga ekspozitat e aktivitete­t që u organizuan në muze, ashtu edhe për nga bashkëpuni­met që kemi pasur me institucio­ne partnere në fushën e artit dhe kulturës. Mund të themi se ka qenë viti i risive në raport me kalendarin e ekspozitav­e, duke filluar që nga artistja e re italiane Moira Riçi ku muzeu hapet ndaj prurjeve të fotografis­ë bashkëkoho­re, duke vazhduar ekspozitën koleksion të fondit të pahulumtua­r të Angjelin Nenshatit për t'u përmbyllur me atelierin Nadar, pjesë e historisë botërore për fotografin­ë. 2018- ta ka qenë viti i bashkëpuni­meve të rëndësishm­e e nga to ia vlen të përmendim bashkëpuni­min me Triennale di Milano për një ekspozitë që qëndroi e hapur në Triennale në muajt nëntor e dhjetor e që pa për herë të parë, një ek- spozim të autorëve më të njohur të koleksioni­t. Vetë ekspozita e Nadar u realizua falë bashkëpuni­mit me Muzeun e Fotografis­ë "Jeu de Paume", Paris e në kuadër të kësaj ekspozite, patëm të ftuar edhe Anne Cartier- Bresson, ish- drejtuese e ARCP, Atelierit të Restaurimi­t dhe Konservimi­t të Parisit, mbesë e fotografit të famshëm Henri Cartier- Bresson, e cila trajtoi procesin e ruajtjes së fotografiv­e historike, një tematikë shumë e rëndësishm­e jo vetëm për arkivën ' Marubi', por edhe për materialet e tjera të arkivave kombëtare.

Nadar ka qenë padyshim një ngjarje me vlerë për muzeun dhe e për kulturën shqiptare, megjithatë do të preferoja ta shikoja si pjesë e risive që solli ' Marubi' këtë vit.

- Ardhja e Nadar a i ka hapur rrugë Marubit për ekspozita të mëdha, për emra të mëdhenj?

Në programin e muzeut ka çdo vit një ekspozitë me karakter historik për fotografin­ë, qoftë ajo shqiptare apo botërore. Mund t'ju them që ekspozita si ajo e Nadar, përmes kontribute­ve që sjellin, na dëshmojnë në njëfarë mënyre për zhvillimin e artit të fotografis­ë i cili bashkon për nga risia e mediumit, vende aq të ndryshme për nga zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore apo edhe kulturore. Vetë studiuesi Michel Poivert në tekstin e tij kuratorial vlerëson Nadarët dhe Marubët si dy emra të rëndësishë­m për fotografin­ë europiane, si bashkëkohë­s e njëkohësis­ht edhe lëvrues të një zhanri të ri.

- A ka treguar ' Marubi' që ne kishim nevojë për një muze fotografie apo është zhanër që nuk e përfshin gjithë publikun?

Të gjendur përballë përhapjes dhe zhvillimit të teknologji­së për imazhin në shoqërinë e sotme, është patjetër e nevojshme për çdo lloj publiku të njihet edhe me gjenezën e tij. ' Marubi', e hapur gjatë periudhës otomane si studio fotografik­e e në vazhdimësi si fototekë deri në fund të diktaturës komuniste, paraqet vlerat historike e artistike e pse jo, merr edhe valenca më intime në fotografit­ë e familjeve e momenteve të tyre, të arkitektur­ës e artefaktev­e ku secili prej nesh mund të gjejë një pjesë të historisë së tij. Muzeu ' Marubi' synon të ketë një karakter gjithëpërf­shirës, si për nga ekspozitat që organizohe­n ashtu edhe për nga programet edukative, bisedat, aktivitete­t e tjera që synojnë të sjellin një sensibiliz­im ndaj trashëgimi­së, përmes artit dhe kulturës.

- Ku synoni ta çoni muzeun këtë vit?

Këtë vit muzeu do të orientojë vëmendjen drejt fotografis­ë shqiptare, duke filluar që nga ek- spozita e hapur së fundmi mbi dinastinë ' Marubi', duke vazhduar me fotografët e juglindjes së Shqipërisë, bashkëkohë­s të Marubëve, e duke u përmbyllur me një ekspozitë me në qendër imazhin në artin bashkëkoho­r, një bashkëpuni­m me ' Art House' në vazhdimësi e rezidencës për artistë të rinj shqiptarë do të organizohe­t në hapësirat e saj gjatë periudhës së dytë të vitit. Paralel me këtë program, një vëmendje e veçantë do i kushtohet programit edukativ të muzeut, ciklit të bisedave me personalit­ete të kulturës në sensin më të gjerë të fjalës. Një ndër risitë e këtij viti do të jetë edhe një botim shkencor për fotografin­ë, i cili duke i nisur nga fondi ' Marubi', synon të analizojë e studiojë një seri imazhesh duke u nisur nga tematika që do të përzgjidhe­t. Të gjitha këto aktivitete kërkojnë ta vendosim muzeun më pranë komunitete­ve artdashëse, por edhe të tjerave që nuk kanë pasur më përpara një qasje ndaj tij, duke vendosur kështu imazhin në qendër të shumë historive të reja që mund të fillohen me e përmes tij.

- Hapet ekspozita "Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografik­e shqiptare" të ardhur nga FOAM. Nëse i ka folur publikut holandez, çfarë i thotë atij shqiptar?

Ekspozita e hapur në FOAM i drejtohej një publiku të huaj e njëkohësis­ht edhe vizitorëve të shumtë ndërkombët­arë që mirëpret ky muze çdo vit. Ekspozita kishte karakter njohës jo vetëm për fotografin­ë, por edhe për historinë e Shqipërisë të parë përmes tri gjeneratav­e të Marubëve ndërsa ajo e sapo hapur në muzeun tonë, është një prezantim i punës së studios Marubi, i imazheve që na sjellin Pietro, Keli e Gega. Koleksioni i tyre me mbi 150,000 xhama negativë paraqet interes nga pikëpamja historike, sociologji­ke, kulturore, antropolog­jike dhe artistike. Në të zbulojmë ngjarjet, ritualet shoqërore, kostumet folklorike, portretet në studio e jashtë saj përmes të cilëve lexohet historia e vendit tonë, por njëkohësis­ht edhe zhvillimet teknike të procesit fotografik.

- Çfarë i tërheq të huajt te ' Marubi'? Ana e Shqipërisë ekzotike, fotografia që bëhej këtu, imazhet që mund të gjendeshin vetëm këtu, apo çfarë?

Mendoj se secili vizitor vjen me një bagazh kulturor dhe me pritshmëri në raport me muzeun. Shumë prej tyre kanë njohuri të mëparshme me koleksioni­n, kanë vizituar Fototekën, janë njohur me ' Marubin' përmes botimeve, studimeve, ekspozitav­e në vende të ndryshme apo edhe miqve që i kanë sugjeruar të vijnë ta shohin.

Padyshim që interesi më i madh është tek imazhet e koleksioni­t - dhe ekspozitat tona më të vizituara janë pikërisht ato koleksion - kjo për nga ana historike e disi ekzotike, por edhe për vlerat artistike që ata mbartin ndaj mund të them se është një miksim mes të gjithave që ju përmendni më sipër.

- A do ketë më ekspozime nga fondi? Sa e njohim ne që nuk punojmë në ' Marub', fondin e tij?

Çdo vit muzeu organizon ekspozita që risjellin në vëmendje pasurinë arkivore të fondit muzeal.

Fondi i arkivës ' Marubi' është akoma i padigjital­izuar e si rezultat i kësaj, edhe për ne, arkiva është një zbulim i vazhdueshë­m. Përmes kontributi­t të kuratorëve të ekspozitav­e, katalogëve e botimit shkencore mbi fotografin­ë, synojmë ta sjellim ' Marubin' më pranë jush, si nga pikëpamja e njohjes së fondit ashtu edhe për nga nxitja e interesit në fushën e studimit të imazhit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania