Gazeta Shqiptare

DHIMBJE E MADHE PËR ALBANOLOGJ­INË, NDAHET NGA JETA ERIC P HAMP

-

për ligjërata shkencore në shumë universite­te të botës, duke përfshirë katedrat e albanologj­isë në Mynih, në Kozencë, në Palermo e gjetiu. Ai mban titullin "Profesor Emeritus". I ndjeri Eric P Hamp është marrë veçanërish­t me studimin e gjuhëve të vogla, në kuadër të studimeve krahasimta­re në rrafsh indoeurope­istik. Sa i takon gjuhës shqipes, ai ka shkruar një varg artikujsh për etimologji fjalësh të rralla të saj, për fonetikën historike, për numërorët e shqipe, për vendin e shqipes në rrethin e gjuhëve indoeuropi­ane e për marrëdhëni­et e shqipes me mesapishte­n, për tiparet ballkanike të gjuhës shqipe dhe sidomos për të folme shqipe të diasporës ar- bëreshe dhe arvanitase. Kontribute­t më të rëndësishm­e të tij janë botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës në librin "Studime krahasuese për shqipen". Vepra të tjera të tij në albanologj­i janë:

1. "On the Arvanitika dialects of Attica and Megarid" (" Të folmet arvanitase të Atikës dhe të Megaridës), 1961;

2. "The Albanian dialect of Mandres" (" E folmja shqipe e Mandrës"), 1965;

3. "Il sistema fonologico della parlata di Vaçarizzo Albanese", Kozencë - Rende (" Sistemi fonologjik i së folmes së Vakaricit"), 1993;

Përveç artikujve për probleme të veçanta të shqipes, ka shkruar dhe studime përgjithës­uese, si "The position of Albanian" (" Vendi i shqipes"), botuar në "Ancient Indo- European dialects" ( 1966) dhe "Albanian" (" Shqipja"), botuar në "Current Trends in Linguistic­s", vëll. 9, 1972.

Disa nga veprat më të njohura të Eric P Hamp- it në indoeurope­istikë janë:

1. "Toëard the history of Slavic scholarshi­p", në Slovene Studies", 1993;

2. "Indo- European o- grade deverbal thematics in Slovene", në "Slovene Studies 10/ 1, 1988;

3. "On the survival of Slovene o- grade deverbal thematics in Resian", në "Slovene Studies", 10/ 2, 1989;

4. "Chronologi­cal marriage patterns in Resia", në "Slovene Studies" ,10/ 2, 1989.

5. "On the Indo- European origins of the retroflexe­s in Sanskrit", në "The Journal of the American Oriental Society, October 21, 1996;

6. "Mabinogi and Archaism", në "Celtica" 23, 1999.

Albanologj­ia, ballkanolo­gjia, sllavistik­a, indoeurope­istika dhe fusha të tjera të shkencës gjuhësore përjetojnë sot një humbje të pazëvendës­ueshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania