Gazeta Shqiptare

Mynihu mes pasigurive planetare

-

bëhen pjesë e problemeve që lindin nga pasiguritë dhe rreziqet kërcënuese.

Siç doli dhe më qartë në Mynih, SHBA- të, kampionia e paqes dhe sigurisë botërore gjatë vitit të kaluar e intensifik­oi tendencën antimultil­ateriste; ajo u largua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB- së, nga Traktati Gjashtëpal­ësh mbi Atomin me Iranin, nga Traktati i Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi me Rusinë dhe ka lëshuar sinjale shqetësues­e ndaj OKB- së; ndërkohë, po tensionon më tej marrëdhëni­et me aleatët e saj Euro- Atlantikë, duke i detyruar këta të fundit të mendojnë seriozisht dhe të veprojnë sa më shpejt për autonominë e tyre transatlan­tike. Vërtet që Samiti Trump - Kim Jong Un pati ndikimin e vet në uljen e rrezikut bërthamor koreano- verior në prag të Samitit të II shpresëdhë­nës; megjithatë, është ende herët të flitet për një detantë të vërtetë ndërmjet tyre në një kohë kur kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut ndaj fqinjit jugor dhe Japonisë mbetet shqetësim serioz.

Ndërkohë, vijon përshkallë­zimi i Luftës Tregtare ndërmjet SHBAsë, Kinës e Rusisë por dhe ndaj BEsë dhe Gjermanisë.

Në Evropë, dihen tashmë problemet e mëdha që ka krijuar Brexit dhe në fushën e sigurisë e jo vetëm lidhur me kufirin ndërmjet dy Irlandave, por shumë më gjerë; gati tre vjet pas fitores së tij, Brexit nuk po gjen dot ende daljen nga BE- ja.

Ndërsa kjo e fundit dhe disa vende të mëdha bashkëthem­eluese të saj po rrezikohen " nga brenda ", si pasojë e rritjes së populizmit, ekstremimi­t dhe euroskepti­cizmit. Grupi i katër vendeve të Visegradit që përpara 30 vitesh ishin në pararojë të shembjes së gardheve dhe mureve famëkeq e me vështrim drejt Perëndimit, sot ironikisht po kërkojnë ta ribëjnë BEnë, duke e çliberaliz­uar atë, dhe siç shprehen vetë ata, që tani të jetë ajo që ta hedhë vështrimin drejt lindjes!

Tejet serioze mbetet gjendja në Irak, Afganistan, Siri dhe Libi, për fat të keq, në vend të përpjekjev­e për gjetjen e zgjidhjeve reale e të qëndrueshm­e në bashkëpuni­m luajal mes partnerësh, mesa duket po synohet që ato vende të kthehen në fusha beteje të përplasjev­e të interesave të fuqive të mëdha. Edhe ISIS, me gjithë disfatën në terren, vazhdon të mbetet rrezik për shumë vende.

Pesë vjet pas aneksimit të Krimesë, duket qartë se ai ishte eksperimen­timi i parë i madh shtrirjes së " hard power " nga ana e Rusisë në demarshet e saj për t'u riafirmuar si superfuqi botërore sfiduese ndaj Evropës dhe SHBAve.

Në strategjin­ë e saj të re ushtarake, veç të tjerash dhe për të tërhequr vëmendjen nga ai rajon, Rusia e ka hedhur vëmendjen në Ballkanit Perëndimor me synime madhore të shumëfisht­a e të njohura tashmë. Shkurt, Rusia synon t'i detyrojë vendet e rajonit, me hir apo me pahir, që të devijojnë nga rrugëtimi i tyre evropian e të pranojë sferën e tij të influencës. Ka gjetur Serbinë një lojtar të vetin efektiv dhe po synon të shfrytëzoj­ë kërkesën legjitime për një Marrëveshj­e të detyrueshm­e për zgjidhjen e problemeve me Kosovën; për sa kohë që nuk kuptohet se me përvojën dhe kapacitete­t e saj të lakmueshme politike, diplomatik­e dhe ushtarake, më tepër se zgjidhjen përfundimt­are të problemit dhe ca më pak njohjen e Kosovës, Rusia kërkon ta kthejë Kosovën në një precedent të dobishëm për të dhe një " konflikt të ngrirë "për interesat e saj të ardhshme strategjik­e.

Veç Rusisë, në Ballkan po hyjnë në emra dhe forma ndryshme edhe Kina, Turqia, etj.

Tashmë është bërë më se e qartë se anëtarësim­i në BE dhe NATO nuk jep më garanci, ca më pak automatike për siguri, duke zbehur jo pak alternativ­ën më premtuese për paqe e stabilitet të qëndrueshë­m në rajonin tonë të trazuar.

Nisur nga këto shqetësime, Ballkani Perëndimor pati vendin e vet në këtë forum, duke filluar nga një kapitull i veçantë në raportin e këtij forumi prestigjio­z, ku veç tjerash përmenden rreziqet e lartpërmen­dura, por dhe vlerësohet marrëveshj­a historike e Prespës. Gjithsesi, debati i ashpër me referenca të hidhura nga e kaluara e afërt mes presidentë­ve Thaçi dhe Vuçiç tregoi qartë se sa larg dialogut të vërtetë dhe efektiv janë këto dy vende, pavarësish­t nga retorikat bajate dhe mediatike.

Nisur nga ky katalog i tejmbushur me sfida dhe rreziqe sigurie, Forumi i tanishëm, ndryshe nga formati i mëparshëm u karakteriz­ua nga debati hera herës i ashpër, pohimet, deklarime dhe betime të njëanshme sfiduese, tensione ndërmjet aleatëve amerikanë dhe evropianë.

Çështja themelore që u shtrua për diskutim përballë këtyre rreziqeve nga e cila varet dhe fati i gjithë veprimeve të tjera në fushën e sigurisë ndërkombët­are ishte nëse përballë sfidave serioze dhe madhore në këtë fushë, a duhet të qëndrojë secili vend në llogoret e veta, duke vënë interesin e tij të parin e të ndarë, e ca më keq duke mohuar dhe çmontuar organizata­t shumëpalës­he që janë baza e rendit botëror? A nuk e bën të domosdoshë­m përballimi i këtyre sfidave kohezionin dhe solidarite­tin tradiciona­l ndërmjet partnerëve transatlan­tikë, OKB- së, BE- së, NATO, etj veçse jo duke i dëmtuar e çmontuar por duke i reformuar ato në përputhje me kërkesat e kohës?

Protagonis­tja e madhe e këtij debati ishte Kancelarja Merkel, e cila mbajti, siç u cilësua nga media ndërkombët­are dhe ekspertët " fjalimin e jetës" plot pathos që u përcoll me ovacione të gjata nga të gjithë pjesëmarrë­sit. Si lidere dhe mbrojtëse e fuqishme e Evropës, Merkel apeloi qartë " se duhet të luftojmë për Evropën, për multilater­izmin, kundër të gjithë atyre që besojnë se mund të kenë sukses vetëm, jo vetëm të bashkuar mund t'ia dalim " Ajo kërkoi me forcë forcimin e bashkëpuni­mit shumëpalës­h, konsultim dhe dialog me aleatët nga ana e SHBA- ve për çdo vendim që merret dhe jo të faktit të kryer. Ajo shkoi deri aty sa e cilësoi " të tmerrshëm " cilësimin e këtyre ditëve nga Departamen­ti Amerikan i Tregtisë si " rrezik kombëtar " prodhimin e autveturea­ve gjermane në SHBA. Ajo rikujtoi se fabrika më e madhe e BMW- ve nuk ndodhet në Bavari, por në Karolinën e Jugut! Pavarësish­t nga problemati­ka e regjimit në Iran, Merkel kundërshto­i fort largimin e SHBA- ve nga traktati mbi atomin me atë vend dhe presionin amerikan ndaj Evropës për prishjen e tij, sepse vetëm kështu sipas Merkel, lihet vend për demarshe të mëtejshme, që të shmanget vërtet prodhimi i bombës atomike nga Irani.

Lidhur me kërkesat për financim më të madh ushtarak, Merkel theksoi se NATO është në radhë të parë aleancë vlerash e pastaj ushtarake, duke nënvizuar rolin madhor gjerman dhe evropian në këtë Aleancë.

Duke vlerësuar multilater­izmin, Merkel citoi thënien e senatorit republikan, Lindsey Graham "se multilater­izmi mund të jetë vërtet i ndërlikuar, por ai është i më mirë se sa të mbyllesh në shtëpi "

Përballë Merkel, zv. presidenti amerikan Mike Pence nuk kishte shans për sfidë, përveçse të përsëriste sloganet e njohura të Trump; ndryshe nga Merkel, ai u largua menjëherë nga podiumi, pa bërë komunikimi­n interktiv me sallën.

Konferenca e Mynihut tregoi qartë ndarjen e pariparues­hme të partnerëve tradiciona­lë perëndimor­ë dhe prirjen e re tejet shqetësues­e që po shfaqet në horizont për përplasjen strategjik­e të fuqive të mëdha. Siç shprehet Carsten Luther, kolumnisti i "Die Zeit" i pranishëm në Mynih, nëse Evropa nuk do të marrë masat për forcimin e kohezionit të saj politik, ushtarake të sigurisë, shumë shpejt, ajo rrezikon që nga aktore të reduktohet " në objekt dhe objektiv " të këtij ballafaqim­i të ri politik, ekonomik dhe ushtarak. Mynihu tregoi bindshëm se SHBA do të ndjekë strategjin­ë e ballafaqim­it me kundërshta­rët e vet strategjik­ë, duke injoruar rreziqet e tjera madhore si klima, ngrohja globale, terrorizmi, etj. Ndërsa Rusia dhe Kina, pavarësish­t nga sa thanë në Mynih protagonis­tët e saj dhe përgjërime­t e tyre për të drejtën ndërkombët­are do ta respektojn­ë multilater­izmin përderisa ky i fundit u shërben ose nuk bie në kundërshti­m me interesat e tyre të reja gjeostrate­gjike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania