Gazeta Shqiptare

Skënderbeu- Tirana do të luhet ditën e premte

-

Me

javën e 22- të të përfun duar tashmë, është përcaktuar dhe java pasardhëse, ajo e 23- ta, e cila do të jetë e ndarë në ditë të ndryshme. Gjithçka do të nisë me kryendeshj­en që do të zhvillohet në Korçë, kundër Skënder- beut dhe Tiranës, e cila është në program ditën e premte në orën 18: 00. Më pas sfidat do të vijojnë ditën e shtunë, me tre përballje. Në orën 14: 00 në Gjirokastë­r do të luhet Luftëtari- Teuta, ndërsa në Durrës, Kastrioti do të presë Laçin. E shtuna do të mbyllet me përballjen e "Selaman Stërmasit", ku Partizani do të presë Flamurtari­n. Të dielën do të luhet dhe ndeshja e fundit e javës së 23- të, me Kukësin pretendent që pret Kamzën e vendit të fundit. Ndeshja do të luhet në Kamzë në orën 14: 00, pasi edhe Kukësi shfrytëzon të njëjtin stadium sikundër edhe Kamza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania