Gazeta Shqiptare

Mundi Dinamon e Bukureshti­t, Papa: Bëj historinë me Botoshanin!

Enriko Papa kaloi nga Lushnja te Botoshani dhe po tregon vlerat e tij në një ligë të rëndësishm­e Mesfushori po shkëlqen në kampionati­n rumun

-

Enriko Papa ishte një nga lojtarët që u lar gua nga kampionati ynë në drejtim të atij rumun. U aktivizua te Lushnja në sezonin e fundit në Superligë për të firmosur më pas me FC Botoshani. Ish- mesfushori i disa skuadrave në Shqipëri si Bylis, Tirana apo dhe Teuta firmosi në merkaton e verës më një skuadrat e njohura në Rumani siç është FC Botoshani. Papa është kthyer në një nga lojtarët titullar dhe shpreson që me paraqitjet e tij të arrijë përfaqësue­sen e cila mbetet një ëndërr për çdo futbollist shqiptar. E diela ka qenë një mbrëmje e madhe për papën. Ai ka luajtur në derbin e shqiptarëv­e në Rumani, pasi skuadra e tij, Botosani ka mundur Dinamon e Bukureshti­t në shtëpi, aty ku luan edhe luan Naser Aliji, mbrojtësi i përfaqësue­ses sonë. Por, tashmë, Papa mund të prekë historinë sepse skuadra e tij mund të luajë në "Play- off", çka do të ishte një arritje e madhe. Në një intervistë enkas për "Vipsport. al", papa flet edhe për synimet e së ardhmes…

Papa, si ka nisur 2019 për ju dhe Botoshanin?

Është një start shumë i mbarë, madje dua të them se kemi bërë 3 fitore radhazi. Skuadra është në rrugë të mbarë dhe këtë e tregon edhe forma mjaft e mirë e grupit pas fazës përgatitor­e, por edhe fitorja e fundit…

Luajtët ndaj Dinamos së Bukureshti­t dhe fituat…

Po, një fitore e madhe, në transfertë dhe me një ekip të madh si Dinamo. Ka qenë një ndeshje shumë emocionues­e, aq më tepër që kam pasur edhe si kundërshta­r mbrojtësin e kombëtares Nasër Aliji.

Biseduat me Alijin, para ndeshjes?

Patjetër që po, para ndeshjes uruam njëritjetr­in, ndërsa në fund më përgëzoi për fitoren dhe më uroj që të ishim në një të ardhme të dy në Kombëtare.

Çfarë synimesh keni për të ardhmen?

Në radhë të parë duhet që të fitojmë një nga dy ndeshjet e radhës, sepse për dy javë "ndahet" edhe kampionati. Gara është në kulmin e vet, ndërsa unë shpresoj që të ndihmojë me lojën time sa më shumë ekipin në realizimin e syn- imeve që ka.

Duke qenë se keni pasur shumë oferta, jeni penduar që nuk zgjodhët ekip të ri?

Jo aspak, kisha ofertë, madje Petrolul po insistonte, por jam shumë mirë këtu dhe do të më vlejë edhe për të ardhmen time sepse është një eksperienc­ë që po rezulton shumë pozitive. Kur nga bashkëpuni­mi janë të dy palët të kënaqura, atëherë edhe unë them se jam shumë komod këtu.

Kombëtarja do vazhdojë që të jetë një ëndërr për Papën?

Unë po luaj në Rumani me një nga ekipet që është më në formë për momentin dhe këtë e treguam edhe ndaj Dinamos së Bukureshti­t. Unë nuk dua që t'i imponohem aspak, askujt, por mendoj se e meritoj një ftesë që edhe unë të tregojë më të mirën për kombin tim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania