Gazeta Shqiptare

TRAJNERI I RI

Qarri nuk humbet kohë, Stojku merr Kamzën

-

Ernest

Gjoka u lar gua vetëm përpara 24 orësh nga drejtimi i Kamzës, menjëherë pas humbjes shtëpia 1- 0 me Kastriotin, humbje që e zhyti Kamzën në vendin e fundit të renditjes, ndërsa krutanët u ngjitën në vendin e parafundit me 19 pikë, 3 më shumë sesa Kamza, dhe kanë shpresa të shpëtojnë sezonin. Dorëheqja e Gjokës u pranua nga presidenti Qarri, ndërsa sot ai nuk ka humbur kohë për të zgjedhur pasuesin e Gjokës. Do të jetë Gentian Stojku trajneri i ri i Kamzës. Elbasanasi ishte në krye të Erzenit, por pasi ka marrë ofertën e një klubi të superiores, 44- vjeçari ka pranuar të përqafojë menjëherë mundësinë e ardhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania