Gazeta Shqiptare

Humbën turpshëm 20- 0, përjashtoh­en nga kampionati!

-

Sportiv në Itali nuk është treguar i mëshir shëm me Pro Piaçencën, drejtuesit e së cilës kanë muaj pa paguar lojtarët e tyre dhe bënë një gjest në sfidën e radhës duke u komentuar gjerësisht në gadishulli­n Apenin. Në sfidën e radhës ndaj Kuneos, për të mos u përjashtua­r nga kampionati për mosparaqit­je të skuadrës, drejtuesit vendosën të zbresin në fushën e lojës vetëm 7 lojtarë nga ekipi i të rinjve. Rezultati final ishte fatal, 20- 0 për Kuneon, që gjithsesi kundër 7 vocërrakëv­e vuri dorën në zemër, sepse rezultati mund të ishte edhe më i përbindshë­m. Por sot Gjykatësi Sportiv vendosi që shifrat 20- 0 t'i shndërrojë në një humbje në tavolinë 3- 0 dhe të përjashtoj­ë Pro Piaçencën nga kampionati, e cila në ndeshjen ndaj Kuneos u paraqit me vetëm 8 lojtarë, 7 në fushë dhe 1 në stol si dhe masazhator­in e skuadrës, për të arritur numrin dinjitoz për vijimin e garës. Por pavarësish­t idesë "gjeniale" të drejtuesve, Gjykatësi Sportiv ka vendosur drejtësi për këtë episod të turpshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania