Gazeta Shqiptare

Djegia e mandateve, Ambasada e SHBA: Refuzoni thirrjet për dorëheqje

BE, Soreca: Jo bojkot dhe djegie mandatesh, opozita të kthehet në Kuvend "Kërcënimet minojnë parimet e demokracis­ë"

- Valentina Madani

Ambasada e SHBA- ve reagoi dje fort ndaj vendimit të opozitës për djegien e mandateve në parlament. Sipas ambasadës amerikane, largimi nga Kuvendi minon parimet bazë të demokracis­ë. Vendimi i opozitës, siç thuhet në reagimin e ambasadës, minon parimet bazë të demokracis­ë. Po ashtu, theksohet se ky vendim saboton përparimin e rëndësishë­m që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjsh­me. Ambasada u bën thirrje deputetëve të heqin dorë nga ky vendim, pasi zhgënjehen njerëzit, të cilët i kanë zgjedhur për t'i përfaqësua­r. Qëndrimi i ambasadës u paraqit nëpërmjet një statusi në "Facebook". "Një demokraci e shëndetshm­e kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstrukti­ve brenda institucio­neve kushtetues­e. Kërcënimet nga Partia Demokratik­e, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracis­ë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishë­m, që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjsh­me. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit, të cilëve keni privilegji­n t'u shërbeni", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA- ve në Tiranë. Pas Brukselit, reagoi në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare. Soreca shprehet për "Top Channel" se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve. Bashkimi Europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin. "Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane. Ai është vendi ku duhet të diskutohen dhe të çohen përpara debatet mbi reformat dhe zhvillimet përkatëse. Parlamenti nuk duhet bojkotuar. Dëgjuam njoftimin nga partitë opozitare, që deputetët individual­ë

THIRRJA

"Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit, të cilëve keni privilegji­n t'u shërbeni", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA- ve.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasada e SHBA- ve në Tiranë
Ambasada e SHBA- ve në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania