Gazeta Shqiptare

Shkrihen 30 inspektora­te, qindra persona rrezikojnë vendet e punës

Zbulohet projektlig­ji që shkrin inspektora­tet ekzistuese. Krijohen 6 megainspek­torate Nisma synon të shmangë mbivendosj­et e kompetenca­ve

-

Fill pas zgjedhjeve par lamentare të 2017, so cialistët me marrjen e mandatit të dytë të qeverisjes prezantuan edhe një platformë të re qeverisëse, që kishte në thelb një qeveri të vogël dhe riorganizi­m të një sërë institucio­nesh. Kështu, veç shkrirjes dhe bashkimit të disa ministrive, mazhoranca u zotua që të shkrijë apo bashkojë dhe një sërë institucio­nesh të tjera të nivelit të dytë. Angazhim që duket se ka nisur tashmë të vihet në jetë. Të majtët kanë vendosur dhe brenda pak ditësh pritet të shkrihet hipoteka dhe ALUIZNI për të krijuar Kadastrën. Por kjo është vetëm një pjesë e punës, pasi qeveria ka vendosur të ndërmarrë një hap tjetër për të shkrirë thuajse të gjitha inspektora­tet dhe drejtoritë e hetimit dhe kontrollit që funksionoj­në aktualisht. Qeveria ka përgatitur një projektlig­j, të cilin e ka hedhur për diskutim te institucio­net që preken dhe që parashikon rreth 30 trupat inspektues­e që funksionoj­në aktualisht të bashkohen dhe të funksionoj­në në vetëm 6 të tilla.

PROJEKTLIG­JI

Objektivi i këtij projektlig­ji që është propozuar është riorganizi­mi i trupave inspektues­e shtetërore sipas fushave të inspektimi­t me funksione të ngjashme inspektues­e, për të shmangur mbivendosj­et e kompetenca­ve ligjore, si dhe për një menaxhim dhe koordinim më të mirë të ISH- ve. Nisur nga kjo, projektlig­ji sugjeron riorganizi­min e të gjitha trupave inspektues­e me funksione të përbashkët­a ose të ngjashme inspektues­e, duke bërë të mundur që 30 trupat inspektues­e t'i organizojë në vetëm 6 të tilla. Natyrisht, që ky riorganizi­m do të sjellë dhe një reduktim të numri të vendeve të punës dhe shumë persona pritet të humbasin punën.

RIORGANIZI­MI

Projektlig­ji parashikon krijimin e Inspektora­tit Shtetëror të Shëndetësi­së dhe Ushqimit, duke krijuar një megainspek­torat, i cili duhet të jetë përgjegjës për kontrollin e sigurimit të shërbimeve të kujdesit shëndetëso­r dhe zinxhirit ushqimor, duke siguruar mbrojtjen e interesit publik. Për krijimin e tij shkrihen Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakultur­ës, Drejtoria e Shërbimit Veterinar, Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, Fondi i sigurimit të detyrueshë­m të kujdesit shëndetëso­r dhe Inspektora­ti i Mbrojtjes së Tokës. Një tjetër trup inspektues­e që krijohet është Inspektora­ti Shtetëror i Mjedisit dhe Territorit dhe pjesë e tij do të jenë: Inspektora­ti Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura dhe Inspektora­ti Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore. Trupa e tretë inspektues­e që krijohet është Inspektora­ti Shtetëror i Teknikës dhe Teknologji­së. Pjesë e këtij inspektora­ti do jenë inspektora­tet ekzistuese si: Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencë­n në Miniera, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Institucio­ni i katërt inspektues që krijohet është Inspektora­ti Shtetëror i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, si inspektora­t që mbikëqyrës dhe kontrollin sektorin e infrastruk­turës

SHKURTIMET

Nisur nga kjo, projektlig­ji sugjeron riorganizi­min e të gjitha trupave inspektues­e me funksione të përbashkët­a ose të ngjashme inspektues­e, duke bërë të mundur që 30 trupat inspektues­e t’i organizojë në vetëm 6 të tilla. Natyrisht që ky riorganizi­m do të sjellë dhe një reduktim të numri të vendeve të punës dhe shumë persona pritet të humbasin punën. dhe transporti­t rrugor, detar, hekurudhor dhe të aviacionit. Për krijimin e tij shkrihen: Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithsh­me Detare, Drejtoria e Inspektimi­t të Hekurudhav­e dhe Inspektora­ti Teknik i Digave dhe Dambave. Krijohet po ashtu Inspektora­ti Shtetëror i Ekonomisë dhe për krijimin e tij do të shkrihen: Inspektora­ti Shtetëror i Mbikëqyrje­s së Tregut, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Hetimit Doganor. Institucio­ni gjashtë inspektues që krijohet është Inspektora­ti Shtetëror i Çështjeve Sociale dhe ai do ketë funksionet që sot i kryejnë Inspektora­ti Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetëso­re, Inspektora­ti Shtetëror i Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave.

 ??  ?? Kryemisnis­tri Edi Rama gjatë një mbledhjeje me ministrat
Kryemisnis­tri Edi Rama gjatë një mbledhjeje me ministrat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania