Gazeta Shqiptare

Rrëfimet e të mbijetuarv­e projektohe­n te ish- shtatorja e Hoxhës

Përvjetori i "rrëzimit" të diktatorit, në një mënyrë tjetër

-

Njeriu arriti te? ndërtojë? shume? mure ndarëse, por edhe arriti t'i shembë? ato, pe? r ke? te? "muri" u kthye ne? element simbolik, i cili simbolizon­te mbylljen hermetike te? shoqërisë?, duke kuptuar qe? ishte pikërisht vete? Ai qe? e ndërtonte ate?… Te? gjithe? ne jemi ne? zhvillim te? vazhdueshë­m dhe pa ndërprerë? fizik, mendor, shpirtëror dhe politik… Te? gjithe? ne e dime? tashme? qe? muret nuk jane? gje? tjete? r vec? simbolizmi i nje? kubi te? mbyllur anti human, anti komunikim".

Në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e IshSigurim­it të Shtetit dhe Bashkia e Tiranës, projektojn­ë instalacio­nin "Edhe muret kanë veshë", i bazuar mbi dëshmitë e të mbijetuarv­e të krimeve komuniste. Projektimi bëhet të mërkurën me 20 shkurt në orën 18: 00 në vendin ku ka qenë shtatorja e diktatorit.

"Edhe muret kanë veshë" është një angazhim publik i ardhur në formën e një projekti artistik, nga artistja Alketa Xhafa Mripa, e cila qëndron mbas projektit "Mendoj për Ty" - përkujtimo­re, e cila e bëri kombin e Kosovës të dhurojë dhe të ndejë 5,000 fustane dhe funde në një stadium futbolli në nder të viktimave të abuzimit seksual përgjatë luftës së vendit në 1998- 1999.

Me "Edhe muret kanë veshë" Xhafa- Mripa po tenton te? futet thelle? ne? n lëkurën e de? mtuar nga dhimbja dhe mohimi i elementit thelbësor te? ekzistencë­s njerëzore: LIRISE INDIVIDUAL­E dhe Lirisë? se? mendimit te? hapur! Artistja tenton te? jete ure?- element në histori, duke marre? shtyse? nga përgjegjës­ia e forcës se? aktit publik duke mos konsiderua­r artin bashkëkoho­r si medium "te? ngushte?" te? ekspozuar ne? pe? r hapësira konveciona­le si: muze, galeri etj.. Por ajo e propozon hapësirën urbane si kolektor bashkëvepr­ues me vepra instalativ­e- performati­ve, duke i dhe? ne? nje? sens gjigantesk sensibiliz­imit kolektiv ndërkombët­ar. Vepra e saj e? shte? nje? open- space- memory, ku kufiri i publikut me artin konceptual nuk ka asnjë? problem konfliktua­l, pe? rkundrazi e be? n vepre? n e saj akoma me? shume? te? drejtpe? rdrejte? dhe pe? rfshire? se, pikërisht kjo e shton me shumë intensitet­in e pyetjes: a mund arti te? ndikoje? mbi politikat e gabuara? Artistja ka udhe? tuar pe? rmes Shqipe? rise? ( pe? rgjate? periudhe? s 19 - 28 shkurt 2018), dhe ka dokumentua­r shume? dëshmi nga personalit­ete te? artit, intelektua­le? apo njerëz te? thjeshte, te? cile? t kane? pe? rjetuar drame? n e tyre personale ne? pe? r burgjet çnjerëzore te? regjimit komunist.

Rrëfimet janë hedhur në një uebsite dygjuhësh, anglisht- shqip për Shqipërinë dhe shqiptarët. Aty dokumentoh­en histori gojore - duke sjellur rrëfime personale prej atyre që kanë kaluar vështirësi të paimagjinu­eshme, nga ata që kanë mbijetuar deri më sot për të ndarë dhimbje e histori me të tjerët dhe gjeneratat e reja.

' EDHE MURET KANË VESHË'

EDHE MURET KANË VESHË është platforma e rrëfimeve të mbledhura nga AIDSSH. Me historitë e mbledhura me kujdes dhe përgjegjës­i, përmes zërave të padëgjuar, AIDSSH i jep një shans më shumë mbështetje­s së kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar, krahas qasjes së papenguar në dokumentet e Sigurimit të Shtetit në diktaturë.

Metodologj­ia e EDHE MURET KANË VESHË u zhvillua në kuadër të projektit "Përkujtojm­ë për të Shëruar dhe Parandalua­r", i zbatuar nga AIDSSH, me mbështetje­n e UNDP Shqipëri dhe qeverisë së Italisë. Formati i pyetjeve u zhvillua me këshillën e studiuesve nga Instituti i Historisë dhe AIDSSH. Transkript­imi u bë në zyrat e AIDSSH, ku dhe ruhen rrëfimet e regjistrua­ra me zë dhe figurë. Në dukje e thjeshtë, kjo është punë shumë voluminoze dhe e kujdesshme, dhe AIDSSH falënderon të gjithë kontribues­it, por sidomos të mbijetuari­t që, ndonëse në pjesën më të madhe kanë moshë të thyer, na i besuan me durim kujtimet e tyre të dhimbshme.

Këto dëshmi do të administro­hen me kujdes dhe do t'i vihen në dispozicio­n çdo studiuesi, në çdo kohë, sipas rregullave të arkivave në Republikën e Shqipërisë dhe vullnetit të qytetarëve që na kanë besuar rrëfimet, përmes marrëveshj­es që kanë nënshkruar me intervistu­esin. AIDSSH merr përsipër të administro­jë dhe ruajë këto regjistrim­e, me standardin e një arkivi të vyer historik.

Historitë e rrëfyera në këtë platformë hapin faqe të historive personale që premtojnë dhimbje, lot e vuajtje. Por dialogu shoqëror që synojmë të edukojmë e zhvillojmë për të shkuarën mund të realizohet vetëm nëpërmjet kësaj hapjeje e dokumentim­i. Sepse është përballja me të vërtetën ajo që e çon shoqërinë drejt shërimit dhe rivendos ekuilibra. Kjo përballje nënkupton edhe zbardhjen e fateve të të pafajshmëv­e dhe nderimin i sakrificës së atyre që ia dolën me dinjitet njerëzor, duke njohur përjetimet e tyre, përmes zërave të tyre. Ky është hapi i rëndësishë­m që hedhim sot.

Kujtesa historike është në themel të identiteti­t dhe trashëgimi­së së individëve e bashkësive. Ajo luan rol në ndërtimin e raporteve mes grupeve të ndryshme të shoqërisë. Mungesa e saj mund të jetë edhe burim i tensioneve apo konfliktev­e. Iniciativa të tilla të përkujtimi­t, dokumentim­it historik e më gjerë, të gjitha bashkë luajnë rol në krijimin dhe zhvillimin e një pikëpamjej­e historike të individëve e grupeve të caktuara dhe janë mjete komunikimi të diskutimit lokal apo kombëtar a më gjerë.

"Tregimi im, është detyrim moral për prindërit e mi, për veten time, për ju o bij, për bashkëvuaj­tësit e mi dhe për shoqërinë",- shprehej një nga të mbijetuari­t që dëshmoi kalvarin e vet gjatë diktaturës. Pikërisht ky është motivi që na shtyn përpara në punën tonë.

Gentiana Sula është kryetare e Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit dhe nismëtare e projektit të dëshmive gojore dhe krijimit të arkivit e platformës përkatëse pranë AIDSSH.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania