Gazeta Shqiptare

Kriza tek Interi nuk ka fund, Ikardi nuk feston ditëlindje­n me ekipin

Ndërkohë, Vanda vijon betejën

-

Klubi

e ka uruar, Vanda i ka dedikuar një mesazh plot dashuri dhe Maurito, nga ana e tij ka publikuar një foto të tij me bashkëshor­ten në liqenin e Komos. Por pavarësish­t këtyre postimeve, edhe dje në shtëpinë e Interit nuk ka ardhur qetësia, ndonëse Mauro Ikardi mbush 26 vjeç pasi në "Appiano Gentile" nuk ka shumë për të festuar. Sulmuesi argjentina­s ka marrë urimet nga shokët e skuadrës, por në të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me ditët e fundit. Ish- kapiteni ka vijuar të punojë veçmas dhe rikthi- mi i tij në skuadër është ende larg. Sesa larg, ende nuk dihet, por e sigurt është se ndaj Rapidit të Vjenës ai nuk do të jetë sikundër dhe sfida e radhës në kampionat kundër Fiorentinë­s. Përshtypja është se beteja e heshtur po vijon dhe se nga ana e Ikardit nuk ka aspak vullnet që të rikthehet në hapat e dikurshëm, të paktën derisa kur t'i rikthehet shiriti i kapitenit. Një tunel, ku tani për tani, nuk duket dritë në fund të tij. Dhe duke qëndruar në këtë klimë surreale, edhe programimi i kontrollev­e për gjurin e tij nga ana e doktor Volpit, ngjan si diçka e dyshimtë. Sepse është normale që një i dëmtuar të kontrolloh­et, por duke qenë se jemi në mes të një psikodrame InterIkard­i, edhe ky kontroll normal mjekësor bëhet i dyshimtë. Sot për sot, në shtëpinë e Interit, situata është kjo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania