Gazeta Shqiptare

Policia e Shtetit: Protestues­it do tentojnë të hyjnë me forcë në Kuvend

Opozita protestë para Kuvendit, mbi 1000 policë në terren

-

Policia

e Shtetit njoftoi dje se gjatë protestës së sotme, e paralajmër­uar nga opozita, ka të dhëna sipas saj, për nxitje dhune dhe organizime me natyrë kriminale. "Nga informacio­net e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e parlamenti­t, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucio­nit themelor të demokracis­ë", thuhet në reagim. Në deklaratë, policia u bën thirrje organizato­rëve që të distancohe­n hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimi­n e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht. "Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t'i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcion­alitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifiki­min dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohe­t si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë",thuhet në reagim. Policia shprehet se do të bllokohen disa akse rrugore ku do të zhvillohet protesta, ndërsa do të zhvillohen kontrolle përgjatë akseve rrugore kombëtare. Mësohet se mbi 1000 forca policie do të angazhohen në mbarëvajtj­en e kësaj proteste. Shpërndarj­a e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë protestues­ve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të parlamenti­t do të jenë punonjësit e rendit, ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH do të jenë në gatishmëri në bule- vardin "Zhan Dark" dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë. Në gatishmëri pranë godinës së parlamenti­t do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestues­ve do të ketë tentativa për të hyrë në parlament dhe për të bërë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës. Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamenti­t do të jenë dhe zjarrfikës­et dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimi­n rrugor do të ketë tek "Xhorxh Bush" dhe pjesërisht në bulevardin "Zhan Dark". Autobusët, ashtu si protestën e shkuar, nuk do të lejohen në qytet. Të ardhurit nga veriu do ndalojnë tek "Asllan Rusi", kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania