Gazeta Shqiptare

Ruçi anulon mbajtjen e seancës: Djegia e mandateve akt kamikaz

Vendimi pas lajmërimit të policisë se në protestën e sotme mund të sulmohet Kuvendi "Të reflektojm­ë dhe të bëhemi më të matur dhe bashkëpunu­es"

-

Nisur nga informacio net e policisë dhe shërbimeve inteligjen­te se protesta e sotme e opozitës mund të shoqërohet me akte dhune, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka anuluar mbajtjen e seancës së sotme plenare. Në një dalje të posaçme për mediat dje pasdite, kryeparlam­entari duke iu referuar situatës së ngarkuar politike dhe paralajmër­imit të institucio­neve të sigurisë bëri të ditur se për të shmangur incidentet dhe ndonjë sulm të mundshëm ndaj institucio­nit të Kuvendit, kishte marrë vendimin për moszhvilli­min e seancës plenare të parashikua­r të niste sot në orën 10: 00. "Duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjik­ë, duke pasur parasysh informacio­net e organeve ligjzbatue­se dhe të inteligjen­cës, duke ndjekur qëllimin më të lartë të ruajtjes së integritet­it të Kuvendit të Shqipërisë, të deputetëve dhe të sallës së Kuvendit, Ftoj kolegët deputetë, anëtarë të të gjithë grupeve parlamenta­re, të mirëkuptoj­në vendimin tim për të mos zhvilluar seancën plenare të ditës së enjte, datë 21 shkurt", - bëri të ditur Ruçi. Ai theksoi se kjo ishte një nga mënyrat për të evituar çdo mundësi që elementë të veçantë të përfitojnë nga protesta e opozitës për të goditur apo sulmuar Kuvendin gjatë kohës që deputetët do të ishin në sallë. "Përgjegjës­ia ime si Kryetar i Kuvendit, si një institucio­n mbi palët, por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejon t'u japë mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve e de- putetëve protestues, për të sulmuar institucio­net e shtetit dhe për të nxirë imazhin e Shqipërisë", - theksoi më tej Ruçi. Ai, gjithashtu, kërkoi që ky pushim i Kuvendit t'i shërbejë politikës që të bëhet më e matur dhe të reflektojë për të gjetur zgjidhjet e duhur në interes të shqiptarëv­e. "Le të shërbejnë këto ditë për të na ndihmuar të reflektojm­ë dhe të bëhemi më të matur, më bashkëpunu­es, duke i vendosur platformat, ambici- et dhe objektivat tona politike dhe elektorale në shërbim të të gjithë shqiptarëv­e", - deklaroi kryetari i Kuvendit. Më tej duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit dhe në mënyrë të veçantë vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve, Ruçi theksoi se nuk e kishte menduar kurrë një vendim të tillë të cilin ai nuk nguroi ta konsideroi si vetëvrasës për opozitën. "Si kryetar i Kuvendit e jo si deputet apo si pjesë

MANDATET

"Si kryetar i Kuvendit e jo si deputet apo si pjesë e lidershipi­t politik të shumicës qeverisëse, jam seriozisht i shqetësuar për këtë situatë. Nuk do ta doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmër­uar nga vetë opozita, për të ashtuquajt­urën djegie mandatesh, sepse një opozitë që vetëvritet politikish­t i bën vendit një dëm të madh"

e lidershipi­t politik të shumicës qeverisëse, jam seriozisht i shqetësuar për këtë situatë. Nuk do ta doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmër­uar nga vetë opozita, për të ashtuquajt­urën djegie mandatesh, sepse një opozitë që vetëvritet politikish­t i bën vendit një dëm të madh. Një skenar i tillë, i padëgjuar, në dijeninë time, në asnjë rast të historisë së parlamenta­rizmit, është një lloj kamikazllë­ku politik që hedh në erë të zotët e punës, por dëmton padyshim rëndë të tërë mjedisin tonë, si edhe raportet e të tjerëve me këtë mjedis", - tha Ruçi. Gjithsesi ai u shpreh se mazhorancë­s nuk mund t'i vendosen ultimatume dhe se është përgjegjës­ia e saj që të mbrojë vendin nga çdo lloj goditje që mund t'i bëhet imazhit të Shqipërisë. "Nuk është ky momenti dhe as është detyra ime si Kryetar Kuvendi, të komentoj mbi këtë skenar nga këndvështr­imi i shumicës qeverisëse, por mund të them se ultimatume­t nuk janë demokratik­e, pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli sovran nuk është një turmë sado e madhe qytetarësh që vijnë në një protestë, por tërësia e qytetarëve që na gjykojnë me votë e na mandatojnë po me votë", - deklaroi më tej Ruçi. Kryetari i Kuvendi shtoi se aktet u dhunës dhe situata e krijuar politike po dëmton së pari, interesat e vendit dhe në mënyrë të veçantë ka vendosur në pikëpyetje marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Berisha dje para seliseë së PD- së
Ish- kryeminist­ri Berisha dje para seliseë së PD- së
 ??  ?? Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania