Gazeta Shqiptare

Opozita djeg mandatet, Basha: Vendim i vështirë, s'kemi rrugë tjetër

Deputetët e opozitës dhe emrat pasues në listë firmosin dorëheqjet nga mandatet Dy deputetët që refuzuan të firmosin

- Valentina Madani

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokra tike votoi dje unanimisht për djegien e mandateve. Pas votës unanime që mori më herët në grup dhe kryesi, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratik­e zyrtarizoi mbrëmë vendimin për djegien e mandateve të deputetëve. Vendimi i Këshillit erdhi në një atmosferë të ndezur para selisë së PD, ku mbështetës të shumtë ishin mbledhur dhe me thirrjet e tyre kërkonin djegien e mandateve. Vendimin e komunikoi kreu i opozitës, Lulzim Basha, para dhjetëra simpatizan­tëve që kishin mbushur oborrin e selisë, i cili tha se ky ishte një vendim i vështirë, i papreceden­të, por e vetmja rrugë. Pas vendimit, secili deputet firmosur deklaratën e lënies së mandateve. "Kam nderin dhe privilegji­n t'ju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PDSH, për djegien e mandateve parlamenta­re, me efekt të menjëhersh­ëm", deklaroi z. Basha. Një vendim i vështirë e i papreceden­të sipas Bashës, nga ku nuk ka më kthim në betejën e nisur me qytetarët për të ardhmen europiane të vendit. "Ne e hedhim këtë hap, pasi kemi shteruar çdo mundësi për t'u kthyer legjitimit­etin institucio­neve të mbetura. Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi në protestën më të madhe, në atë të së shtunës ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Zgjedhim me përgjegjës­i të plotë t'i bindemi sovranit. Ajo derë do të hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do ta hapim atë derë kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeveri të përgjegjsh­me", deklaroi kreu i PDsë. Pavarësish­t se kryeparlam­entari Ruçi paralajmër­oi anulimin e seancës plenare, Lulzim Basha tha se nuk do të tërhiqet nga ajo që e cilësoi fillimin e një beteje, ku i ftoi qytetarët të bashkohen përpara parlamenti­t në protestën e thirrur sot në orën 10: 00. "Ne synojmë ta çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane. Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe do ta fitojmë të gjithë së bashku për Shqipërinë, për Europën, për Amerikën, për të sotmen, për të nesërmen dhe të ardhmen e këtij vend", deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha ftoi të gjithë qytetarët, përfshirë demo-

 ??  ??
 ??  ?? Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratik­e
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratik­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania