Gazeta Shqiptare

Anulimi i seancës, Mustafaj: Parlamenti të bëjë detyrën, ose të shkrihet

-

Ish-

ministri dhe analisti Besnik Mustafaj komentoi dje situatën politike në vend, duke nisur nga djegia e mandateve të opozitës dhe reagimet nga ana e mazhorancë­s. Lidhur me anulimin e seancës së sotme parlamenta­re nga kryeparlam­entari Gramoz Ruçi, Mustafaj tha në "News 24" se shpreson të jetë e fundit. Sipas tij parlamenti ose duhet të vazhdojë detyrën kushtetues­e, ose duhet të shkrihet dhe të ketë zgjedhje. "Vendimi i zotit Ruçi është sigurisht një mënyrë për të shmangur tensionet që mund të dalin jashtë kontrollit. Nuk më çudit dhe as më indinjon kjo që ka bërë zoti Ruçi. Parlamenti i Shqipërisë duhet të vazhdojë detyrën e tij kushtetues­e ose të shkrihet dhe të shkojë në zgjedhje. Realisht shpresoj që të jetë e fundit", tha Mustafaj.

Për sa u përket mandateve,

Mustafaj deklaroi se ky është një radikalizi­m nga ana e opozitës dhe se nëse dështon do ketë një dëm të madh moral dhe psikologji­k. "Unë s'do marr përsipër të gjykoj nëse kishte të tjera alternativ­a apo nëse kjo është me mira që mund të bënte PD. Jemi para faktit të kryer. PD konsumon aktin më ekstrem politik. Nëse dështon do jetë një dëm shumë i madh për PD- në dhe demokracin­ë në Shqipëri. Opozita do pësojë një dëm të madh moral dhe psikologji­k. Ka disa arsye pse themi nëse dështon. Kur bën një analizë, duhet menduar dhe mundësia e keqe jo vetëm e mira. Kjo opozitë, këta deputetë, opinioni publik shqiptar kanë përballë Edi Ramën si person, që është dhe kryetar i maxhorancë­s dhe në jetën politike nuk ka pasur politikanë që kanë qenë kaq refuzues për të dëgjuar opinionin", u shpreh Mustafaj.

SUGJERIMET

"Nuk dimë asnjë rast që mazhoranca ka marrë me seriozitet sugjerimet e opozitës. Mundësia që kjo masë radikalizi­mi e opozitës të dështojë në objektivat e veta vjen edhe për shkak të sjelljes pa kuptim politik që ka kryetari i maxhorancë­s", deklaroi z. Mustafaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania