Gazeta Shqiptare

Koka nuk firmos dokumentin, Manjani: Tub oksigjeni për sundimtarë­t

-

Pas

deputetëve të PDsë, edhe ata të LSI- së firmosën deklaratën për dorëheqjen nga mandati. Këtë deklaratë nuk e firmosi vetëm deputeti Lefter Koka. Duke theksuar se është zgjedhur nga vullneti i popullit, Koka u shpreh se nisma është e ish- kryetarit të PD- së, Sali Berisha. Koka shprehet qartë edhe kundër protestave të opozitës së bashkuar ndaj qeverisë, duke theksuar se mandati i tij nuk mund të përdoret asesi për t'u vënë flakën institucio­neve shtetërore apo parlamenti­t shqiptar. Vendimin e deputetit të Durrësit, Lefter Koka, për të mos e djegur mandatin e deputetit, duke dalë kështu kundër ven- dimit politik të LSI- së e ka komentuar edhe Ylli Manjani. Ai e quan Lefter Kokën mik të mirë dhe një nga kontribuue­sit e LSI- së qysh prej themelimit të saj, por nuk pajtohet me zgjedhjen e tij. Manjani i jep edhe një këshillë, duke i thënë se asnjëherë nuk është vonë për t'u ngritur mbi interesat personale. "Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribuue­s politik që nga themelimi në LSI. Sinqerisht, ende nuk e mendoj që LSI- ja mund ta humbasë këtë kontribuue­s. Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranuesh­ëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të opozitës, përfshi këtu edhe LSI. Ndoshta mungesa e komunikimi­t normal të LSI- së me Lefterin mund të ketë vështirësu­ar disi kuptueshmë­rinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarë­ve të sotëm arrogantë. Asnjëherë nuk është vonë për t'u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…", tha z. Manjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania