Gazeta Shqiptare

Meta, thirrje për reflektim: Djegia e mandateve, vendim ekstrem

Presidenti: Protesta të jetë paqësore, opozita të bëjë një hap prapa, dy mazhoranca "Nuk i shërben demokracis­ë dhe integrimit"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta e quan zhvillim të padëshirua­r përshkallë­zimin e protestave apo të politikave ndarëse dhe bën thirrje për reflektim dhe qasje tjetër. Sipas tij, ky vendim ekstrem i opozitës vjen në një kohë që vendi pret një përgjigje për hapjen e negociatav­e. Në një intervistë dhënë për "Deutsche Welle", Meta vlerëson se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracis­ë. Kreu i shtetit ndodhej në Berlin, ku pati dhe një takim me Presidenti­n e Gjermanisë, zotin Steinmeier. "Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracis­ë, nuk i shërben forcimit të institucio­neve dhe nuk i shërben njëkohësis­ht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar", theksoi kreu i shtetit. Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit i kërkon të tërhiqen një hap, ndërsa Edi Ramës 2 hapa pas. Në një intervistë për "Deutsche Welle", Meta thotë se përgjegjës­ia kyçe është e shumicës qeverisëse, të cilën nën rreshta e akuzon për shkelje të Kushtetutë­s, kapje të institucio­neve të pavarura dhe për korrupsion. "Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga kryeminist­ri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjës­itë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre. Të respektojn­ë institucio­net e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucio­neve të reja të drejtësisë. Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsion­it dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publik, pasi në fund fare asnjë justifikim nuk do të jetë i vlefshëm dhe i dobishëm për askënd, në rast se vendi do ta humbasë këtë mundësi", deklaroi z. Meta. Presidenti kërkon që protesta e sotme e opozitës të jetë paqësore, por dënon çdo lloj provokimi që nxit protestat. "Është e rëndësishm­e që çdo protestë të jetë paqësore dhe ata, të cilët i organizojn­ë të marrin të gjitha përgjegjës­itë e tyre, ashtu sikurse është e turpshme që protestat të provokohen për çdo lloj arsye. Në Shqipëri ka pakënaqësi, ka zemërim dhe është koha jo për ta in-

DEKLARATA

"Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracis­ë, nuk i shërben forcimit të institucio­neve dhe nuk i shërben njëkohësis­ht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar", theksoi kreu i shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania