Gazeta Shqiptare

Djegia e mandateve, OSBE: Keqardhje që s'dëgjuat miqtë ndërkombët­arë

"Ata që nxisin dhunën do mbajnë përgjegjës­i"

-

Pas

votimit unanim të Këshillit Kombëtar të PD- së për djegien e mandateve, OSBE e cilësoi këtë veprim si heqje dorë nga përgjegjës­ia, ndërsa bëjnë thirrje që të mos ketë skena dhune, duke theksuar se, "ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjës­i". "Vendimi i deputetëve të opozitës për t'u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjës­ia e tyre për të përfaqësua­r qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetur­a po vonohen. Prezenca e OSBE- së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracis­ë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokrat­ik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjës­i. Na vjen keq që paralajmër­imet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan", shkruhet në deklaratë. Ndërkohë, kjo nuk është thirrja e parë që vjen nga ndërkombët­arët për mosdjegien e mandateve nga opozita, pasi më herët ka qenë Ambasada e SHBA- ve, ajo që theksoi se një demokraci e shëndetshm­e kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstrukti­ve brenda institucio­neve kushtetues­e.

MAKOTO ITO

"Unë shpresoj që ata ta kalojnë këtë fazë dhe të vazhdojnë të kenë dialog me njëritjetr­in. Përmes dialogut mund të arrihet gjithçka. Dialogu është shumë i rëndësishë­m", deklaroi ambasadori i

Japonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania