Gazeta Shqiptare

Soreca, porosi Bashës: Presim që të mos jetë e dhunshme

Ambasadorë­t e BE, takime në PD dhe LSI

-

Vendimi

i opozitës për lënien e mandateve vuri dje në lëvizje ambasadorë­t e akredituar në Tiranë. Pak orë para protestës, përfaqësue­si i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD- së, Lulzim Basha, ku kërkoi dialog nga politika. Përsa i përket protestës së të enjtes, ai ka bërë thirrje për t'iu larguar akteve të dhunës. Në një prononcim të shkurtër pas takimit, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Europian. "Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishm­e për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft e qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD- së edhe pozicionin tonë. Është e rëndësishm­e për të folur dhe diskutuar. Nesër ( sot) është një ditë e rëndësishm­e, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë", deklaroi z. Soreca. Më herët ishte ambasadorj­a e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, që takoi Lulzim Bashën, me të cilin diskutoi për djegien e mandateve si dhe për protestën e sotme. Pasi la selinë blu, Schutz ka takuar edhe aleatin e PD, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim ambasadori­n e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman. Para dy ditësh edhe ambasada e SHBA- ve në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracis­ë.

strumental­izuar këtë pakënaqësi dhe zemërim nga çdo palë, por për ta lexuar dhe për të reflektuar gjithkush me përgjegjës­i se si kjo të kthehet në një energji pozitive për zhvillimin e vendit", deklaroi z. Meta.

Presidenti foli edhe për marrëveshj­en e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij duhet arrihet përmes bashkëpuni­mit të SHBA- ve dhe Gjermanisë më shumë se një bashkëpuni­m SHBA- BE.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania