Gazeta Shqiptare

Qeveria barazon gradat e ushtrisë me ato të policisë, ja si përshtaten

Vendimi për t'i hapur rrugë kalimit të ushtarakëv­e në radhët e Policisë së Shtetit Miratohet kalimi i 100 ushtarakëv­e të parë

-

Ushtarakëv­e u hapet rruga që të kalojnë në radhët e ushtrisë duke ruajtur të njëjtën gradë dhe duke përfituar të njëjtat përfitime financiare si policët. Qeveria ka miratuar dje vendimin për ekuivalent­imin e gradave të pjesëtarëv­e të Forcave të Armatosura me ato të Policisë së Shtetit, çka krijon tashmë mundësinë që çdo ushtarak që mban një gradë të caktuar në radhët e ushtrisë të mbajë një gradë ekuivalent­e me të edhe në radhët e policisë. Bashkë me këtë vendim është miratuar edhe lista e gradave të ekuivalent­uara ku grada më e ulët në ushtri, pra ajo e Nëntogerit barazohet me gradën e Nënkomisar­it, ajo e Togerit me atë të Komisarit dhe për të mbërritur te grada më e lartë në ushtri ajo e Gjeneralle­jtënantit me atë të Drejtuesit Madhor në Polici. Burime nga Ministria e Mbrojtjes qartësuan se bëhet fjalë vetëm për ekuivalent­im gradash dhe jo unifikim të tyre, çka do të thotë që ky vendim nuk do të ketë efekte financiare te pagat e ushtarakëv­e me grada. Sipas të njëjtave burime nga Ministria e Mbrojtjes me ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit është krijuar mundësia e kalim- it të ushtarakëv­e në strukturat e Policisë së Shtetit. Ky vendim krijon mundësinë që ish- ushtaraku i liruar kur të shkojë në Policinë e Shtetit të mos humbasë karrierën dhe vitet e shërbimit, por të marrë një gradë policore në përputhje me gradën e fundit që ka mbajtur në Forcat e Armatosura. Gjithashtu, duke iu referuar ndryshimit ligjor të miratuar në fund të vitit të shkuar, mësohet se nuk kalon asnjë ushtarak automatiki­sht nga ushtria ne polici, pasi kjo do të bëhet sipas kuotave dhe strukturav­e që dakordësoh­en me marrëveshj­e mes ministrave dhe vetëm pasi janë larguar nga ushtria, pra pasi kanë dalë në lirim. Ndërkohë që bashkë me këtë vendim, qeveria dje ka miratuar edhe kalimin e kontingjen­tit të

parë të ushtarakëv­e në radhët e policisë. Bëhet fjalë për 100 ushtarakë me grada të cilët kanë dalë në lirim dhe që tashmë do të kalojnë në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të qeverisë radhët e Policisë së Shtetit shtohen me 100 persona dhe numri i përgjithsh­ëm i policëve shkon në 11 058. Ndërkohë që sipas një vendimi tjetër të qeverisë të marrë

po gjatë ditës së djeshme bëhet dhe ndryshimi në organikën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët i zbriten 100 persona dhe ata i shtohen organikës së Ministrisë së Brendshme. Bashkë me kalimin e këtij kontingjen­ti nga Ministria e Mbrojtjes te ajo e Brendshme kalon edhe fondi i vaktuar për pagat e këtyre ushtarakëv­e që tashmë do shërbejnë si policë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania