Gazeta Shqiptare

Tarifa "e fshehur" në Sharrë, reagojnë bizneset: Vendim korruptiv

Bregasi: Është një PPP në mënyrë ekskluzive, i cakton çmimet sipas interesave Aleksi: Tarifa që paguajmë është 480 lekë të reja për 1 ton

-

Bizneset reagojnë kundër kontratës me Partnerite­t Publik Privat që operon në zonën e Sharrës. Pas publikimit nga "News 24" të aferës me tarifën shtesë, që ndërtuesit duhet t'i paguajnë koncesiona­rit të Sharrës, kanë reaguar "Biznes Albania" dhe Shoqata e Ndërtuesve. Ata e cilësojnë këtë, një vendim me natyrë klientelis­te dhe korruptive. Kreu i shoqatës së "Biznes Albania", Luan Bregasi, thotë se është njohur me situatën që prej dy muajsh. "' Biznes Albania' është njohur me këtë shqetësim para 2 muajsh nga Shoqata e Ndërtuesve. Është e vërtetë që një kompani që ka marrë licencën e një landfilli privat, ka marrë të drejtën ekskluzive me VKM që të gjitha gërmimet që bëhen në Tiranë për të gjitha kompanitë, edhe sektori publik, janë të detyruar që ta çojnë këtë produkt në këtë landfill me një pagesë që është rreth 480 lekë për ton", - shprehet Bregasi. Për "Biznes Albania", koncesiona­rit të incenerato­rit të zonës së trajtimit të mbetjeve në Sharrë "Integrated Energy B. V", me anë të koncesioni­t i është dhënë mundësia për t'iu vendosur ndërtuesve tarifa sipas interesit të tij. "I është dhënë një PPP në mënyrë ekskluzive një kompanie private, që i cakton çmimet sipas interesave të saj. Tenderi i landfillit është bërë pa konkurrenc­ë, pra është bërë me PPP, e cila tashmë i kanë rritur kostot në mënyrë artificial­e jo vetëm ndërtimit, por edhe kompanive të tjera që marrin PPP pa garë", - vijon Bregasi.

SHOQATA

Për më tepër, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi pohon se ndërtuesit janë të detyruar ta paguajnë tarifën shtesë të koncesiona­rit, sepse në rast se dherat derdhen diku tjetër, policia bashkiake e penalizon me gjobë, masa e së cilës është edhe më e madhe sesa kjo tarifë. "Njësia e qeverisjes vendore duhet ta publikonte, por ndërtuesit e paguan se kur të del ai i policisë bashkiake atje, i vendos gjobë çdo kamioni. Tarifa që paguajmë është 480 lekë të reja për 1 ton, ka që paguajnë edhe mbetje të tjera 1200 lekë të reja 1 ton", - tha Aleksi. Si Shoqata e Biznesit, ashtu dhe Shoqata e ndërtuesve theksojnë faktin se bëhet fjalë për dhera të pakontamin­uar, thënë ndryshe, dhera që mund të përdoren për qëllime të tjera dhe jo të përfundojn­ë në landfill mbetjesh. Atyre nuk iu është dhënë asnjë arsye se përse janë të detyruar që dherat e mbetura nga punimet t'i shkarkojnë me çdo kusht në landfillin e Sharrës. Biznesmenë­t dhe ndërtuesit thonë se për këtë koncesion ekskluziv i janë drejtuar me një letër qeverisë. Gjithashtu, paralajmër­ojnë se këtë vendim klientelis­t dhe korruptiv do ta çojnë në Gjykatën Kushtetues­e.

SHQETËSIMI

Shqetësimi i bizneseve dhe ndërtuesve ka lindur për shkak të situatës së krijuar në landfillin e Sharrës, ku koncesiona­ri i incenerato­rit të zonës së trajtimit të mbetjeve "Integrated Energy B. V", ka caktuar një tarife 480 lekë/ ton, për çdo mjet që shkarkon dhera, ndërkohë që merr nga bashkia 29 euro për çdo ton mbetje organike të prodhuar nga banorët e kryeqyteti­t dhe zonave përreth. Situata monopol ka marrë miratimin e bashkisë së kryeqyteti­t, ndërkohë që vendimi i qeverisë për menaxhimin e mbetjeve ka dalë që në vitin 2015, kur mbetjet trajtohesh­in nga Bashkia e Tiranës.

 ??  ?? Kreu i shoqatës së "Biznes Albania", Luan Bregasi
Kreu i shoqatës së "Biznes Albania", Luan Bregasi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania