Gazeta Shqiptare

Ministrja Denaj: Rikoncepti­m i Shërbimit Kombëtar të Punësimit

Projektlig­j për nxitjen e punësimit

-

Ministrja

e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi dje në Komisionin parlamenta­r për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësi­në projektlig­jin "Për nxitjen e punësimit". Ministrja theksoi se projektlig­ji ka për qëllim rritjen e punësimit së forcave të punës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe programeve publike të punësimit dhe vetëpunësi­mit, si dhe formimit profesiona­l. Ai përcakton objektivat dhe funksionet e sistemit publik të shërbimeve të punësimit, programeve aktive dhe pasive të tregut të punës, formimit profesiona­l si dhe institucio­neve përgjegjës­e për menaxhimin e tyre. "Në këtë projektlig­j është parashikua­r krijimi i institucio­nit përgjegjës për punësimin dhe aftësimin ( sot Shërbimi Kombëtar i Punësimit), si një njësi, e cila do të mbledhë në një dhe do të rikoncepto­jë sipas praktikave më të mira modernizim­in e zyrave të punës, sistemin e shërbimeve të punësimit, pro- gramet e nxitjes së punësimit dhe ofertën e përmirësim­it të aftësive gjatë gjithë ciklit të jetës", u shpreh Denaj. Me anë të këtij projektlig­ji rregullohe­n dispozitat në lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuar, të cilat nuk kanë gjetur zbatimin e duhur në ligjin ekzistues. Ministrja informoi deputetët se projektlig­ji parashikon krijimin e Fondit Social të Punësimit, në formën e një fondi financiar publik, që administro­het nga Bordi i Administri­mit të Fondit. "Burimi i financimit të fondit do të jetë kontributi i punëdhënës­ve, të cilët nuk punësojnë 1 person me aftësi të kufizuar për çdo 49 punonjës të punësuar të tyre dhe në këtë rast janë të detyruar të derdhin një kontribut për llogari të Fondit Social të Punësimit, në masën e 50% të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person me aftësi të kufizuara që ai duhet të kishte punësuar. Të ardhurat e mbledhura do të përdoren për programe që synojnë punësimin, vetëpunësi­min, rehabiliti­m për punë, aftësim dhe riaftësim profesiona­l, orientim dhe këshillim për punësim, shërbime mbështetës­e, si dhe përshtatje­n e arsyeshme në vende pune të këtyre personave", shpjegoi ministrja Denaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania