Gazeta Shqiptare

Grabitja në Kamëz, bashkëshor­tja e tregtarit Agim Buci: U vra teksa mbronte djalin 7 vjeç

Vajza e viktimës: Si i gjeta prindërit të mbuluar nga gjaku

-

TIRANË - Rita Buci, e veja e tregtarit që u ekzekutua nga grabitësit në dyqanin e familjes në Kamëz, dëshmoi në Gjykatën e Tiranës në procesin ndaj dy të pandehurve për krimin, Vladimir Kurti e Rruzhdi Hoda. Mes lotësh, gruaja, e cila mbeti edhe vetë e plagosur në ngjarjen, rrëfeu se i shoqi u vra, pasi tentoi të mbronte djalin shtatëvjeç­ar nga grabitësit. "Në mbrëmje në dyqan erdhi djali i vogël 7 vjeç e me kërkoi ta ndihmoja për detyrat. Ishim gati duke mbyllur qepenat, kur Agimi më thirri në magazinë se po bënte sistemime. Mora disa portokalle të kalbura për t'i hedhur dhe sa dola në dyqan, përpara meje ishin dy persona të maskuar. Njëri kishte pistoletë në dorë, ndërsa tjetri mendoj se kishte thikë. Më zuri tmerri nga djali dhe hodha gjëra në drejtim të tyre. Më qëlluan me pistoletë në këmbë. Agi- mi erdhi menjëherë dhe u përlesh, pasi njëri nga personat e maskuar kishte kapur djalin të supi. Ai e qëlloi me armë", - është shprehur Rita Buci. E lidhur pas një paterice që prej mbrëmjes së 25 prillit të një viti më parë, që i tjetërsoi rrjedhën e jetës, gruaja tha se shpresonte shumë që i shoqi të mbijetonte, edhe pse vetë nuk mundi t'i jepte ndihmë. "Në dyqan hyri vajza. Mes ulërimash më pyeti çfarë ndodhi. I thashë ' na vranë hajdutët'. Thirri xhaxhain dhe ngritën Agimin e mua dhe na transportu­an në spital. Agimi nuk ia doli dot". Sa për autorët e krimit, nëna e katër fëmijëve tha se nuk arriti t'i njihte, pasi ishin të maskuar. Pas saj dëshmoi e bija, e cila tregoi momentet e tmerrit kur gjeti prindërit të mbuluar nga gjaku. Për akuzën e grabitjes me armë me pasoje vdekjen e tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e së shoqes Rita, akuzohen dy të rinjtë Vladimir Kurti e Ruzhdi Hoda. Procesi ndaj të pande- hurve zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, pasi ndiqet nga familjarët e të dyja palëve si personave të akuzuar ashtu dhe palës së dëmtuar, ndaj forcat e policisë qëndrojnë në gatishmëri për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes tyre. kl. la

 ??  ?? Tregtari i vrarë, Agim Buci
Tregtari i vrarë, Agim Buci
 ??  ?? Bashkëshor­tja e viktimës, Rita Buci
Bashkëshor­tja e viktimës, Rita Buci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania