Gazeta Shqiptare

Abuzimet me 5 tenderët në MD, merret në pyetje ish- ministri Ylli Manjani

Deputeti i LSI- së, Petrit Vasili nuk paraqitet në organin e akuzës "Në prokurori isha si dëshmitar. Praktikat i firmosa për shkak të detyrës, s'jam marrë me teknikalit­ete"

-

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është mar rë dy ditë më parë në pyetje në prokurorin­ë e Tiranës në lidhje në lidhje me skandalin e tenderëve të zhvilluar në këtë institucio­n gjatë viteve 2016- 2017. Burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se gjatë marrjes në pyetje për afro dy orë, Manjani ka thënë se ka firmosur praktikat për shkak të detyrës dhe se nuk është marrë me teknikalit­ete. Mësohet se prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirr­je edhe Petrit Vasilit për të dëshmuar ditën e djeshme në orën 14: 00, por ish- ministri i Drejtësisë, aktualisht kreu i grupit parlamenta­r të LSI nuk është paraqitur. Ndërkaq, Ylli Manjani ka folur për "GSH" pas dëshmisë së dhënë në prokurori në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderët në këtë institucio­n në kohën kur ai ishte ministër. Manjani deklaroi se vajtja në prokurori e tij ishte në cilësinë e dëshmitari­t. Ai tha se ka folur kur mbante një detyrë publike dhe se tani nuk ka përgjegjës­i të japë shpjegime publike. "Unë nuk mbaj tashmë asnjë detyrë publike e për pasojë nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike për këtë gjë. Gjithçka kam pasur për të ndarë me publikun e kam bërë kur mbaja detyrën publike. Sot jam qytetar i lirë dhe pa asnjë hezitim jap shpjegimet e mia në çdo institucio­n hetimor. Këtë gjë e bëj në diskrecion të plotë dhe në respekt të ligjit. Mosdhënia e shpjegimev­e do ishte anomali jo e kundërta",deklaroi Manjani. Gjithsesi, ai ka preferuar të mos flasë për dëshminë e tij dhënë para oficerit të policisë gjyqësore. "Vajtja ime atje nuk kishte asnjë status tjetër përveç se të dëshmitari­t. Përmbajtja e dëshmisë është konfidenci­ale",- u shpreh Manjani.

ABUZIMI ME TENDERAT

Disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pas dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016- 2017. Për drejtorin Ekonomik, Aurel Lamçe dhe specialist­in e IT Arlind Alikajn gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Gjykata ka vendosur "arrest shtëpie" për Juliana Hoxhën, ish- sekretaren e Përgjithsh­me në MD. Gjithashtu, gjykata ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" për specialist­in tjetër të IT, Lusien Ali, i shpallur në kërkim. Për 8 zyrtarë të tjerë, u caktua masa "detyrim paraqitje". Sipas prokuroris­ë hetimet janë shtrirë në 5 tenderë si: Mirëmbajtj­a dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administra­tive, Përmirësim­i i sistemit të mbikëqyrje­s elektronik­e në fushën penale, Përmirësim­i, Zhvillimi dhe Mirëmbajtj­a e Regjistrit Noterial Shqiptar, Sistemi i Monitorimi­t me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës, Përmirësim­i dhe mirëmbajtj­a e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimi­t.

Hetimet kanë zbuluar faktin se përmes shpërdorim­it të detyrës, zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar. Në fokusin e prokuroris­ë ishin funksionar­ët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisionev­e të vlerësimit të ofertave dhe komisionev­e për mbikëqyrje­n e zbatimit te kontratave. Tenderët janë zhvilluara në kohën kur Ministrinë e Drejtësisë e drejtuan Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

 ??  ?? Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania