Gazeta Shqiptare

Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe 6 prokurorë të tjerë aplikojnë për SPAK

-

TIRANË - Ndërsa gara për të kandiduar për tu bërë pjesë e Prokuroris­ë Speciale do të jetë e hapur deri sot, listës i është shtuar një emër i rëndësishë­m. Donika Prela, drejtuesja e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda ka aplikuar dje të jetë pjesë e SPAK. Pak kohë më parë, ndonëse pati shumë akuza, Prela arriti të kalonte vetingun e të konfirmohe­j në detyrë. Po dje, 6 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. Ata janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini ( Celami). Gjithashtu, ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. ( Aktualisht me Urdhër të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie) dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota. Pa ashtu ka aplikuar edhe Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj. Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshë­m kandidatë. Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 23 prokurorë për 15 vende. Në institucio­net e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëri­a më e lartë publike është për SPAK, struktura e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjës­isë politikanë­t dhe zyrtarët e lartë. Prokuroria e Posaçme ( SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëv­e të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania