Gazeta Shqiptare

Lirimi me kusht i "Gjeneralit", Gjonaj pezullon nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës

Vrasësi i të "fortit" të Tiranës, Naim Zyberi la qelinë më 14 shkurt Ministrja e Drejtësisë: Vendimi i dhënë në kundërshti­m me ligjin, të hetohet gjyqtari

-

Pak ditë pas lirimit me kusht nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari, i njohur si "Gjenerali", ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Eltida Gjonaj, e cila ka thënë se vendimi i dhënë është në kundërshti­m me ligjin. Në një deklaratë për mediat, ministrja ka theksuar se në kuadër të masave të marra, drejtori i burgut të Drenovës dhe dy vartës së tij janë kallëzuar në prokurori për këtë rast dhe se deri në zbardhjen e ngjarjes, këta zyrtarë janë të pezulluar nga detyra. "Nga hetimi rezulton se vendimi, pavarësish­t se nuk është i formës së prerë, është dhënë në kundërshti­m me kriteret ligjore dhe kriteret e Kodit Penal. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ- së dhe inspektora­tit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin", është shprehur Gjonaj. Ndërsa, ka shprehur sigurinë se përgjigjja nga këto institucio­ne do të jetë e shpejtë.

LIRIMI I "GJENERALIT"

45- vjeçari Gert Gjinarari përfitoi liri me kusht më 14 shkurt nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, por prokuroria e mbajti edhe 48 orë të tjera në qeli, për shkak të gabimeve të konstatuar­a në vendimin e gjykatës. Pas korrigjimi­t të gabimeve, gjatë një seance të posaçme në gjykatën në fjalë, organi i akuzës nxori urdhrin e ekzekutimi­t dhe pas kryerjes së procedurav­e administra­tive nga burgu i Drenovës, Gjinarari u la i lirë. Në vendimin e gjykatës së qytetit juglindor, trupa gjykuese ka arritur në përfundimi­n se Gert Gjinarari i plotëson të gjitha kushtet për lirim me kusht për pjesën tjetër të mbetur të dënimit, që nga sjellja shembullor­e, projektet e paraqitura për të ardhmen, fakti që është i gatshëm të riintegroh­et, marrëdhëni­et e mira me trashëgimt­arët e viktimave e me radhë. Gjinarari përfitoi lirim me kusht me të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajti, autor i vrasjes së 4 policëve. Ai u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit më 6 gusht të vitit 1997, në një spital në Milano të Italisë, vrasje e kryer së bashku me mikun

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

e tij, Arben Grori. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas vendimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë. Por, 45vjeçari duke shfrytëzua­r gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjend- jen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet. Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht.

PROCEDURA ABUZIVE

Gert Gjinarari ka përfituar lirim me kusht me të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajti, autor i vrasjes së katër policëve. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg. Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërish­t për vendime me burgim të përjetshëm.

 ??  ?? Gert Gjinarari
Viktima Naim Zyberi
Gert Gjinarari Viktima Naim Zyberi
 ??  ?? Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania