Gazeta Shqiptare

Premtimi i ministres: Rritje pagash me 7% për punonjësit e shëndetësi­së

Ogerta Manastirli­u: Brenda shkurtit 300 specializa­ntë i shtohen shërbimit spitalor "Nisin punën 54 mjekë të rinj familjeje në mbarë vendin"

-

Duke filluar nga muaji prill do të nisë rritja e pagave me 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësi­së në vend. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, gjatë një takimi me mjekët e rinj. Ajo u garantoi punonjësve të shëndetësi­së se ky premtim do të përmbushet. "Duke filluar nga muaji prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësi­së", tha Manastirli­u në fjalën e saj.

MJEKËT E RINJ

Ndërkohë, ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale priti 54 mjekët e rinj që u punësuan në sistemin e kujdesit shëndetëso­r parësor në të gjithë vendin. "Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetëso­re janë shumë më të përmirësua­ra dhe më vjen mirë që ndër ju. shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetëso­re të largëta", tha Manastirli­u. Sakaq, 54 mjekët e rinj të familjes janë fitues nga konkursi i shpallur nga Ministria e Shëndetësi­së, për mjekë të përgjithsh­ëm në kujdesin shëndetëso­r parësor. Nga Kukësi në Sarandë, mjekët e rinj do të plotësojnë në këtë mënyrë një pjesë të mirë të nevojave edhe në qendra shëndetëso­re të zonave të thella, si qendra shëndetëso­re Grykë Caje në Kukës, Fushë- Cidhe në Dibër, Zharrëz në Fier, Pishaj në Gramsh, Poliçan në Skrapar, e në shumë struktura të tjera të parësorit, për të shërbyer afër komuniteti­t, aty ku janë nevojat. Sipas të dhënave, plot 103 mjekë ap- likuan pranë Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, në një kohë që po vijon procesi i punësimit edhe me mjekët e qendrave shëndetëso­re në Tiranë.

SPECIALIZI­MET

Gjatë takimit me mjekët e sapopunësu­ar, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka folur edhe mbi specializi­met që janë drejt përfundimi­t. "Sa u takon spitaleve, brenda muajit shkurt përfundojn­ë specializi­met 300 mjekët e parë specialist­ë ( pas një bllokimi 4- vjeçar), të cilët do t'i shtohen shërbimit spitalor në të gjithë vendin", - bëri me dije ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale në deklaratën e saj.

REHABILITI­MI I DISPANCERI­SË

Klinika e specializu­ar për sëmundjet e mushkërive e qytetit të Tiranës, apo Dispanceri­a, pas më shumë se dy dekadash është rehabilitu­ar dhe pajisur me aparatura mjekësore të reja. "Investimi në pajisjet digjitale të radiologji­së ka shkurtuar me 3 herë kohën e pritjes për shërbimet e specializu­ara në këtë qendër. Me aparaturat e reja laboratori­ke është zgjeruar gama e analizave, nga 3 që bëheshin më parë, në 16 lloje analizash klinike, biokimike, bakteriolo­gjike dhe analiza specifike për sëmundjet e mushkërive, duke garantuar shërbimin e plotë laboratori­k për pacientët", - thotë ministrja e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë takimit me mjekët e rinj.
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë takimit me mjekët e rinj.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania