Gazeta Shqiptare

Biznesi i vogël në krizë, shitjet bien me 40 miliardë lekë

INSTAT: Më pak biznese në 2017- ën, numri i bizneseve aktive shënoi rënie Numri i ndërmarrje­ve aktive për vitin 2017 u ul me 0,8%

-

Biznesi i vogël po has jo pak vështirësi për të mbijetuar në tregun vendës. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistika­ve tregojnë për rënie të shitjeve në bizneset familjare. Sipas INSTAT- it, gjatë vitit 2017, shitjet e bizneseve me 1 deri në 4 të punësuar kanë rënë me 40 miliardë lekë, ose me 16%. Rënie kanë pësuar edhe shitjet e bizneseve me 5 deri në 9 të punësuar. Për këtë kategori, tkurrja vlerësohet në 10%, ose me 19 miliardë lekë kundrejt një viti më parë. Bizneset e vogla zënë mbi 94% të totalit të bizneseve në Shqipëri. Kontributi i tyre është i madh, veçanërish­t në drejtim të punësimit. Biznese familjare ose të vetëpunësu­ar, që sigurojnë të ardhura sa për të jetuar. Situata e tyre është vështirësu­ar, për shkak të rritjes së konkurrenc­ës, por edhe shtimit të barrierave të ndryshme. Numri i ndërmarrje­ve aktive për vitin 2017 ul me 0,8%.

INSTAT

Në vitin 2017, ndërmarrje­t që operojnë në aktivitete­t e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.037 miliardë lekë shitje neto, duke rezultuar me 8,3% rritje, krahasuar me vitin 2016. Investimet e realizuara arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016- ën, duke shënuar rritje prej 4,7%. Në këtë periudhë, numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9%. Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 107.677 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0,8%, krahasuar me vitin 2016. Bazuar në të dhënat e Anketës Strukturor­e të Ndërmarrje­ve, kontributi­n më të madh në rritjen prej 8,3% të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me + 5,4 pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me + 2,9 pikë përqindje. Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto me 46,4%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit dhe sektori i industrisë përpunuese me përkatësis­ht 11,9%. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restorante­ve ( 2,5%) dhe sektori i industrisë nxjerrëse ( 3,6%. Për treguesin e punësimit, prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me + 2,9 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me + 2,0 pikë përqindje. Sektori me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2017 është sektori i tregtisë me 24,6% të punësimit, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera ( arsimi dhe shëndetësi­a private, shërbime administra­tive, profesiona­le, shkencore dhe teknike etj.) me 21,4% dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 20,3% të të punë- suarve gjithsej. Gjatë vitit 2017, investimet u rritën me 4,7%, ku prodhuesit e të mirave kontribuua­n me + 0,7 pikë përqindje dhe prodhuesit e shërbimeve kontribuua­n me + 4,0 pikë përqindje. Prodhuesit e shërbi- meve zunë 30,9% të investimev­e nga 28,3% që zinin vitin e kaluar. Sektori me vlerën më të lartë të investimev­e të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, i cili për vitin 2017 ka investuar 71 miliardë lekë duke zënë 30,6% të investime gjithsej. Peshën më të vogël të investimev­e e zënë sektorët e akomodim dhe restorante­ve ( 2,6%) dhe transporti, informacio­ni dhe komunikaci­oni ( 5,7%).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania