Gazeta Shqiptare

Unë, Elita 5 dhe Shkumbini do të jemi tre muskëtjerë­t e rock baladave

"Ëndrrat kthehen shpesh në thesar të humbur po nuk luftove"

- Egla Xhemali

Nertila Haxhia, e njo hur me emrin artis tik, Lissus Tilka, është e reja më interesant­e që mund të veçosh në shoqërinë shqiptare. Intelektua­le, e përgatitur fort, autore e romaneve të krimit të organizuar, aktiviste e të drejtave të njeriut e së fundmi po shkëlqen edhe si kantautore e baladave dhe repit. Cilësitë e shumta dhe këmbëngulj­a e kësaj vajze për të realizuar ëndrrat e saj me shumë punë e sakrificë, e sidomos suksesi me baladën e fundit "Më lini ta harroj" si dhe bota përtej muzikës vijnë në një rrëfim për "Gazeta shqiptare". Përtej shkëlqimit të dritave ajo personifik­on vajzën e sakrificav­e që ka arritur gjithçka me shumë punë dhe pasion. Nertila na tregon për sëmundjen që arriti ta luftonte, për mënyrën se si e përballoj fazën delikate si dhe për krahasimin që i bëjnë me "Elita 5" dhe Shkumbinin. Ndër të tjera Haxhia pohon se për të nuk ka ekstreme në muzikë. Repi dhe roku janë si një energji e brendshme, së cilës nuk mund t'i shmangesh pa performuar.

Ndihesh më mirë kur të flasin si Nertila apo Lissus Tilka?

Së pari, faleminder­it që zgjodhët të intervisto­nit përcjellje­n e imazhit të të dyjave. Mund të them vetëm se Nertila po punon fort për të realizuar ëndrrat e Lissus Tilkës. Janë të dyja pashmangsh­mërisht të lidhur me njëra- tjetrën. Ndryshimi i vetëm është se Lissus është gjithmonë pak më artistike në shfaqjen e kuazave të saj, ndërkohë që Nertila i përket familjes dhe shoqërisë që ka nevojë për punë reale për të mbijetuar, jetuar dhe zhvilluar. Nertila ka vuajtur më shumë se Lissus. Lissus po ndërtohet mbi gërmallat e dhimbjes së Nertilës, shumë vajzave shqiptare dhe ëndrrat e vjetra të lëna në mes nga heshtja që vret gjithçka përveçse kohës dhe mundësive që ajo të jep herë pas here.

Kohët e fundit po të shohim në projekte gjithmonë e më të mira muzikore. Çfarë po bën Nertila më tepër sesa Lissus në muzikë?

Nertila po praktikon mësimdhëni­en si praktikë shkollimi e aftësimi akademik të mëtejshëm, po menaxhon duke punuar ditë e natë e sidomos, po qëndron më afër se asnjë ëndrre, atij realiteti që apo ka bërë kryevepër në jetë: Çelestina, ime bije! Kam preferuar që në vitet e para të jetës së saj, ti kushtoj gjithçkaje më pak rëndësi edhe sikur të humb shumë mundësi reale, ndoshta edhe që nuk mund të e vijnë me në të njëjtën formë. Ama Çelestina nuk ka as formë, as përmbajtje të dytë, sepse ajo është dashuria e vërtetë!

Kënga jote e fundit "Më lini ta harroj," ka fituar shumë zemra këto ditë, e si rezultat duket sikur fansat e tu janë shtuar. A po e ndjen aromën e famës?

Unë jetoj për njeriun. Unë këndoj, jetoj e krijoj si njeri, e kjo më ushqen shpirtin artistik. Veproj si njeri e jo si njeri i famshëm apo kandidate për njeri të famshëm. Nëse të qenit njeri punëtor, me këmbë në tokë e me talent, do të bëjë që fama të më vij mbrapa, atëherë le të vij. Le të vijë, por Lissus do ta mbajë gjithmonë mbrapa!

Nertila t'i shumë vite ke luftuar me dy sëmundje të rënda që të kanë rrezikuar jetën. Ku e ke gjetur motiv- imin që të bësh kaq shumë gjëra?

Tek Zoti, vetja dhe sytë e time bije. Zoti që s'më braktisi në asnjë iniciativë timen e më dha vullnet për të besuar te vetja. Duke punuar vetë mblodha akoma më shumë forca dhe ia dola të mendoj se më shumë sesa sëmundje, unë kam gjëra për të bërë në jetë. Dhe vajza, sytë e saj nuk meritojnë asgjë veç buzëqeshje­ve. Nëse nuk bëja unë gjithçka për ta bërë të lumtur, që mos të më shihte e lënduar, e sëmurë, kush do ta bënte veç nënës së saj?

Nertila shpesh mediat të kanë cilësuar në zë, tekste e muzikë si sozia e Elita 5 dhe Shkumbin Ismailit. Si je ndierë nga këto komente?

Kam ndierë lot në sy, sepse janë dy këngëtarë që i dua më shumë në zhanrin që unë kam të parin në krijimtari­në e referencat e mia. Shpresoj që një ditë këngët e mia të dëgjohen me të njëjtën nostalgji si këngët e tyre, dhe pse jo, në të ardhmen të mos më quajnë sozi, por unë, Elita 5 dhe Shkumbini do të jemi tre muskëtjerë­t e rock baladave!

Një mesazh për artistët e rinj?

Ëndrrat kthehen shpesh në thesar të humbur. Kujtohuni se në çdo stinë, toka punohet në forma të ndryshme! Qielli merr ngjyra të ndryshme! Uji nuk ka të njëjtën temperatur­ë! Ju punoni që dielli ditën të shkëlqej kur është ftohtë, e hëna të dalë kur yjet të duken të pafundmë. Një ditë, ju do krijoni universin tuaj unik!

Ti këndon më së shumti balada rock dhe rap. Si ka mundësi dy shije kaq në ekstrem?

Nuk janë ekstrem tek unë. Me baladat shfaq brishtësin­ë dhe forcën që vjen nga pjesa më e bukur e dhimbjeve më të mëdha, ndërsa me rap kam më potencial që të shfaq në tekste karakterin rebel të aktivistes që këndon më së shumti për të ngritur figurën jomaterial­e të njerëzve e sidomos fuqizimin e figurës së grave.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania