Gazeta Shqiptare

Tarifa ndaj Serbisë, Vuçiç kërkon ndihmën e BE: Detyroni Kosovën të heqë taksën

Thaçi: Nuk më duhet vota, Kosova do dalë fituese

-

Presidenti

Hashim Thaçi deklaroi dje se Kosova është me fat që ka një përkrahje unike nga SHBA dhe nga të gjitha institucio­net e saj pa asnjë dallim. Komentet Thaçi i bëri në "Women in Energy Scholarshi­p Program", ku tha se mbështetja amerikane do të arrijë qëllimin nëse Kosova është në paqe me vetveten dhe fqinjët e vet, pasi asnjë investitor nuk vjen në rajon nëse flitet për luftë. Thaçi theksoi se SHBA është e fokusuar për të ndihmuar Kosovën në arritjen e një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse me Serbinë. "Ën- drra e Kosovës shtet i suksesshëm e prosperues arri-

ALEKSANDAR VUÇIÇ

"Ëndrra e Kosovës shtet i suksesshëm e prosperues arrihet vetëm nëse dalim nga gjendja e status- qou- në. E di që nuk fitohen shumë vota kur flitet për dialog, mua nuk më duhet vota",- ka thënë Vuçiç.

het vetëm nëse dalim nga gjendja e status- qou- në. E di që nuk fitohen shumë vota kur flitet për dialog, mua nuk më duhet vota. Interesi nacio-

nal është mbi vota. Uroj që këto investime të MCC në të mirë të qytetarëve të rriten të shumëfisho­hen në arritjen e objektivav­e që kemi me SHBA. Jam i bindur se Kosova do të dalë fituese dhe gratë që do të fitojnë nga këto bursa, do të kthehen me sukses më të madh", tha ai. Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar dje me shefin e delegacion­it të Bashkimit Evropian, ambasadori­n Sam Fabrici. Vuçiç i ka thënë Fabricit se shpreson që BE- ja të bëjë përpjekje shtesë për të detyruar Prishtinën të tërheqë taksën 100 për qind pasi kjo sipas tij kërcënon paqen dhe stabilitet­in në rajon. "Ka nevojë për një marrëveshj­e të qëndrueshm­e. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën kur taksa të shfuqizohe­t",- ka deklaruar presidenti serb. Ai ka shtuar se Beogradi është gati të gjejë një zgjidhje kompromisi duke theksuar se nuk ka alternativ­ë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Bashkëbise­duesit kanë diskutuar për rrugën evropiane të Serbisë, problemet me dialogun Beograd- Prishtinë, zbatimin e reformave politike dhe ekonomike si dhe problemet globale. Vuçiç ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për t'u mbështetur më tej nga BEja. Fabrici ka theksuar se BE- ja do të vazhdojë të ndërmjetës­oje dialogun në mënyrë që të arrihet marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse mes Beogradit dhe Prishtinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania