Gazeta Shqiptare

Takimi Pahor- Mogherini, diskutohet zgjidhja "jashtë kutisë" për Kosovën

Ish- kancelari gjerman apel Prishtinës: Hiqni taksën ndaj Serbisë Rusia: S'e kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën

-

Ditën e djeshme presi denti i Sllovenisë, Borut Pahor ka rënë dakord se trajtimi i situatës në Kosovë duhet, gjithashtu, të lejojë zgjidhje "jashtë kutisë". Megjithatë, siç shkruan Agjencia e Lajmeve Sllovene - STA, ai ka thënë se një zgjidhje e tillë nuk duhet të bazohet në parimin etnik. Një mendim të tillë, Pahor e ka dhënë bashkë me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Gjatë diskutimev­e, thuhet se dyshja ka diskutuar edhe rreth Venezuelës për të cilën çështje kanë vlerësuar se një përdorim i forcës ushtarake për ndryshim është i papranuesh­ëm. Një deklaratë rreth Kosovës, presidenti slloven e kishte dhënë edhe gjatë një vizite, ditë më parë në Beograd, pas takimit me presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. "Zgjidhja e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës përmes korrigjimi­t të kufijve kërkon shumë mençuri. Procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon. Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë, por që do të isha shumë i kujdesshëm lidhur me këtë çështje", kishte deklaruar Pahor. Ish- kancelari gjerman Gerhard Shreder ka komentuar zhvillimet e fundit për çështjen e Kosovës. Ndërkaq ish- kancelari gjerman Gerhard Shreder ka deklaruar se është reale që Serbia më 2025 të hyjë në Bashkimin Evropian. Por, ai shtoi se Prishtina duhet ta heqë vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe se ky është parakushti që

palët të rikthehen në tavolinën e negociatav­e. "Absolutish­t mendoj se vendimi për taksë është gjë e keqe. Mendoj se ato do të hiqen dhe nuk është vetëm mendim i imi personal, por mendim i Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera se kjo duhet të ndodhë", u shpreh Shreder. Shreder, i cili gjatë vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidenti­n Aleksandar Vuçiç për të biseduar për mundësinë ekonomike dhe politike në Serbi, ka thënë se është e nevojshme të arri-

het një marrëveshj­e mes Beogradit dhe Prishtinës. "Dialogu ishte duke shkuar me rrjedhë të mire. Por, pastaj erdhi taksa. Shpresoj se do të hiqet në mënyrë që të arrihen marrëveshj­e të caktuara për të cilat kemi dëgjuar në fillim të bisedimeve", theksoi ai. Nga ana tjetër, Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova. "Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar",- i tha Zaharo-

GERARD SHREDER

"Absolutish­t mendoj se vendimi për taksë është gjë e keqe. Mendoj se ato do të hiqen dhe nuk është vetëm mendim i imi personal, por mendim i

Bashkimit

Evropian dhe shteteve tjera se kjo duhet të ndodhë",- u shpreh Shreder. va agjencisë ' Beta', kur u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se "vënia e kufirit mes shqiptarëv­e dhe serbëve është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën". Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Moska pajtohet për arritjen e një marrëveshj­eje mes Prishtinës dhe Beogradit në "kuadër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKBsë". Për pozicionin e Rusisë në raport me arritjen e një marrëveshj­eje për normalizim­in e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pati folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në nëntor të vitit të kaluar, takoi Putinin në Paris dhe përmes një postimi në ' Facebook' tha se Rusia do të "mbështesë" marrëveshj­en Kosovë- Serbi.

 ??  ?? Presidenti i sllovenisë, Borut Pahor dhe Federica Mogherini
Presidenti i sllovenisë, Borut Pahor dhe Federica Mogherini
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania