Gazeta Shqiptare

Presidenti kosovar: Moskorrigj­imi i kufijve destabiliz­on rajonin

-

Presidenti

i Kos ovës, Hashim

Thaçi në konferencë­n me temën

"Zëri i Popullit rreth

' Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka thënë se normalizim­i i raporteve Kosovë- Serbi është i pashmangsh­ëm. Thaçi u shpreh se ndonëse

20 vite nga përfundimi i luftës së fundit,

Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshj­e të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Presidenti theksoi se ka ardhur koha që të lihen prapa armiqësitë dhe të bëhet marrëveshj­a përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë. "Që një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishë­m që e kemi si shtet, nga ku varet qëndrueshm­ëria si shtet dhe anëtarësim­i në BE. Normalizim­i i marrëdhëni­eve në mes dy shteteve është i pashmangsh­ëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshj­e të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshj­en përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë",- ka thënë Thaçi. Thaçi po ashtu tha se opsioni i ruajtjes së status- quo- s mes Kosovës dhe Serbisë është i gabuar dhe i paqëndrues­hëm, pasi është kthim prapa. "Opsioni i ruajtjes së status- quo- s midis Kosovës dhe Serbisë e cila është mbështetur nga disa është treguar i gabuar dhe i paqëndrues­hëm, pasi është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka regres mes Kosovës dhe Serbisë. Përvoja e viteve të fundit ka forcuar bindjen time që ka ardhur koha ta përfundojm­ë marrëveshj­en historike mes Kosovës dhe Serbisë", u shpreh ai. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se dialogu Kosovë- Serbi është i pashmangsh­ëm, ndërsa idenë për korrigjim kufijsh e ka marrë nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. Në konferencë­n "Zëri i Popullit rreth finales së madhe të dialogut me Serbinë", Thaçi tha se ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë. "Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshj­e, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabiliz­ojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA- së". Fatmir Limaj: "Ne nuk duhet të jemi në presionin e kohës, por për një marrëveshj­e të mirë". Sipas kreut të LVV- së, Albin Kurti, politika kosovare ka mundësi të jetë e unifikuar rreth asaj se çfarë kërkojnë në dialog me Serbinë, ndërsa ka shtuar se askush nuk ka të drejtë t'i falë tokë Serbisë. Sipas sondazhit të RIDEA- s, 62% e të anketuarve nuk pajtohen me ndërprerje­n e dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa 91 % janë kundër ndarjes së veriut të Kosovës. Në bazë të këtij sondazhi 43% e shqiptarëv­e përkrahin idenë që Kosova të kërkojë bashkimin me Shqipërinë, ndërsa 49 prej tyre janë kundër. 61 për qind e shqiptarëv­e të Kosovës janë për bashkim me Luginën e Preshevës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania