Gazeta Shqiptare

Brexit do ta bëjë më pak të sigurtë SHBA- në dhe Europën

Shtëpia e Bardhë duhet të ndihmojë Anglinë e sapo izoluar. Largimi nga BE, Britania vë në rrezik ekonominë botërore

-

Londra ka qenë ditët e fundit nën ankth, për shkak të kushteve jo të përshtatsh­me, për një vend që mëton se ballafaqoh­et me një proces të padisiplin­uar, për t'u larguar nga Bashkimi Evropian. Debati ka të bëjë kryesisht me atë se si Brexit, do të ndikojë në marrëdhëni­et politike dhe ekonomike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Ajo që është injoruar këto kohë, si nga britanikët ashtu edhe amerikanët, është se Brexit është një humbje tragjike gjeopoliti­ke si për SHBA- në, ashtu edhe për aleancën trans- atlantike. Kur kombet e Europës Perëndimor­e veprojnë së bashku, ato përfaqësoj­në një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës, dhe buxhetin e dytë më të madh të mbrojtjes në botë. Por individual­isht, asnjëri nuk është i rëndësishë­m si një partner i SHBA- së, sikurse janë kolektivis­ht. Një thënie e vjetër që i atribuohet Henrit Kisingerit, thotë se nuk ka asnjë mënyrë për t'i "telefonuar Evropës", dhe kërkuar ndihmë për politikën e jashtme. Megjithatë, hapat e hedhura gjatë 20 viteve të fundit nga BE- ja - duke përfshirë formimin e një shërbimi diplomatik, dhe një politike të jashtme dhe të mbrojtjes të koordinuar - nisi procesin e sigurimit të atij "numri telefonik", vetëm për të patur kontakte me aleatët më të vendosur të Amerikës. Brexit i vë në rrezik këto arritje, duke tërhequr ekonominë e dytë më të madhe në bllokun evropian nga marrëveshj­a e tregtisë kontinenta­le, dhe e shkëputur atë politikish­t dhe ushtarakis­ht nga pjesa tjetër e Evropës. Për më tepër, ajo është një pykë midis Britanisë së Madhe dhe dyshes franko- gjermane, që po dominon gjithnjë e më shumë politikat dhe pozicionet evropiane. Kjo e dëmton aftësinë e Uashington­it, për të ndërtuar koalicione koherente që adresojnë problemet e mëdha globale, nga censurimi i Iranit tek vendosja e sanksionev­e kundër Rusisë, tek ndryshimet klimatike. Në mënyrë të veçantë për NATO- n, ka, në fakt, një lajm i mirë. Ushtria britanike, e cila tani tentonte të ndante pjesëmarrj­en e saj në mes misioneve të BE- së dhe atyre të NATO- s, do të zhvendoset tek kjo e fundit pas Brexit. Lajmi i keq: Kjo do të bënte të mundur që francezët dhe gjermanët, të rrisin mbështetje­n e tyre për prioritete­t ushtarake të BE- së, në kurriz të NATO- s. Edhe nëse Brexit, do të kishte një efekt neutral në aspektin e strukturës së forcës ushtarake, ai do ta dobësonte psikologji­kisht aleancën. Në fundin më të errët të spektrit, Brexit mund të përshpejto­jë rënien e përgjithsh­me të "projektit evropian", dhe masën e sigurisë që ai ofron. Forca të tjera, përfshijnë zgjedhjen në Itali të një qeverie anti populiste të BE- së; qeveritë antidemokr­atike në Poloni dhe Hungari, që janë censuruar nga BE; kapitali më i vogël politik i Kancelares gjer- mane Angela Merkel; dhe protestat në rrugë të Jelekëve të Verdhë në Francë, që minojnë ndjenjat e një Evrope të bashkuar. Çfarë duhet të bëjë SHBA- ja? Së pari, Uashington­i duhet të qëndrojë mënjanë në debatin britanik. Administra­ta e Trump, ka qenë paksa mbështetës­e e Brexit, duke nënkuptuar se Shtetet e Bashkuara do të siguronin në këtë mënyrë një marrëveshj­e të re dypalëshe tregtare. Por, në fakt, në këtë drejtim, nuk ka pasur hapa konkretë. Kjo është një çështje që duhet të vendoset nga populli i Britanisë së Madhe. Për sa i përket BE- së, SHBAtë duhet ta mbështesin kudo që munden - sepse një Evropë e bashkuar, është në interesat e saj gjeopoliti­ke. Masat konkrete, duhet të përfshijnë respektimi­n e trupit diplomatik të ri të BEsë, dhe njohjen e misioneve të tyre në çështjet botërore; koordinimi­n me BE- në si një bllok për çështjet kyçe, si programi bërthamor i Iranit dhe mbështetja ndaj terrorizmi­t; dërgimin e më shumë ushtarakëv­e amerikanë, të inteligjen­cës dhe profesioni­stëve të shërbimit të huaj, për t'u takuar me homologët europianë; dhe mbështetje­n e interesave të përbashkët­a me evropianët në OKB, dhe në organizata të tjera ndërqeveri­tare. Së fundmi, Shtëpia e Bardhë duhet të planifikoj­ë zgjedhjet e politikave, për të ndihmuar një Britani të Madhe të sapo- izoluar. Kërcënimet më të mëdha nuk janë ushtarake, por të natyrës ekonomike dhe diplomatik­e. Përveç një shoqate të re të tregtisë së lirë, SHBA- të duhet t'i japin Britanisë një politikë më të fortë dypalëshe ushtarake në ushtri; të përshtatin bashkëpuni­min e saj në fushën e inteligjen­cës, për të kompensuar atë që Britania e Madhe do të humbasë nga partnerët e saj të mëparshëm të BE; si dhe të veprojë si një ndërmjetës­e e ndershme mes Britanisë së Madhe dhe BE- së, derisa të përfundojë raundi fillestar i zemërimit dhe i hidhërimit të ndërsjellë. SHBA- ja duhet të bëjë gjithçka që mundet, për ta mbajtur të bashkuar këtë grup gjithnjë e më të padiskutue­shëm. Por ajo duhet të përgatitet më mirë për rreziqet e sigurisë, që sjell çdo gjë që shpërbëhet. "Bloomberg View" - Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania