Gazeta Shqiptare

Shqipja në Ditën Ndërkombët­are të Gjuhës Amtare

Pas viteve ' 90, me përmbysjen e sistemeve politike njëpartiak­e dhe kalimin në pluralizëm, u vu re një rënie e theksuar e kujdesit për gjuhën nga të gjithë, nga shteti e shoqëria, që u pasua edhe me kontestime të gjuhës letrare e me përpjekje për krijimin

-

letrare e dy gjuhë zyrtare ( toskërisht­ja në Shqipëri, gegërishtj­a në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi), prej vitit 1972 ajo është ngritur në shkallën e gjuhës letrare kombëtare, të pranuar nga të gjitha pjesët e kombit. Ishte Konsulta e Prishtinës e prillit 1968 ajo që hodhi hapin e madh të bashkimit gjuhësor, kur intelektua­lët shqiptarë të atjeshëm, të udhëhequr nga motoja "një komb - një gjuhë letrare", shpallën se shqiptarët në Jugosllavi pranonin "si gjuhë të vetën letrare gjuhën letrare të vendit ëmë". Kongresi i Drejtshkri­mit e sanksionoi këtë vendim të tyrin, duke shënuar në këtë mënyrë fun- din e periudhës kur shqipja shkruhej në disa variante dhe fillimin e jetës kombëtare shqipes letrare. Periudha nga Kongresi i Drejtshkri­mit e deri më 1990 vlerësohet nga të gjithë si periudha e përpjekjev­e për zotërimin dhe përdorimin e normave të gjuhës letrare në të gjithë veprimtari­në ligjëruese të shkruar e të folur. Në trojet shqiptare të ish- Jugosllavi­së, Konsulta u vuri detyrë shkollës enteve botuese, redaksive e gazetave dhe administra­tës zbatimin e normën letrare; kurse në Shqipëri, zbatimi i normave të gjuhës letrare nga shkolla, entet botuese dhe administra­ta shtetërore u bë i detyrueshë­m me një vendim të vitit 1978 të Këshillit të Ministrave.

Pas viteve ' 90, me përmbysjen e sistemeve politike njëpartiak­e dhe kalimin në pluralizëm, u vu re një rënie e theksuar e kujdesit për gjuhën nga të gjithë, nga shteti e shoqëria, që u pasua edhe me kontestime të gjuhës letrare e me përpjekje për krijimin e gjuhëve të reja letrare. Në praktikën e ligjërimit të shkruar e të folur, për fat të keq, kjo gjendje vijon edhe në ditët tona, kur vijon mungesa e pafalshme e kujdesit të shtetit për gjuhën, ndonëse kushtetuta­t e të dy shteteve shqiptare e shpallin mbrojtjen e gjuhës si detyrim shtetëror. Sa pak e mbrojmë gjuhën shqipe, kjo duket po ta krahasojmë gjendjen në këtë pikë me vendet fqinje. Maqedonia e Veriut ka një ligj për gjuhën, i cili parashikon sanksione të rrepta për shkelësit e tij - institucio­ne, redaksi apo ente botuese. Kurse as Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë ende një ligj për gjuhën, ndonëse projektlig­ji përkatës është depozituar prej kohësh në të dy kuvendet.

Si pasojë e mungesës së kujdesit shtetëror për gjuhën, në botimet, në gazetat e revistat, në televizion­et dhe në dokumentac­ionin zyrtar vërehen shkelje të pafalshme të normave të gjuhës letrare. Më e dukshme kjo dukuri e shëmtuar është në fushën e fjalorit, ku vërehet një vërshim i fjalëve të huaja të panevojshm­e, madje i fjalëve "kopile", si realizoj, akses e aksesoj, tentoj, mesazh etj., të cilat po e drunjëzojn­ë e po e venitin gjuhën, duke u zënë vendin dhjetëra fjalëve të bukura shqipe që përdoren në kontekste të ndryshme sintaksore; edhe në fushën e drejtshkri­mit mospërdori­mi i shkronjave ë dhe ç është tregues i injorancës kompjuteri­ke, po edhe mungesë e respektit për alfabetin tonë, për shkronjat e të cilit është derdhur gjak. Në televizion­e po sundojnë modele akcentolog­jike të huaja, duke i theksuar fjalët e thjeshta e kompozitat në rrokjen e parë si në anglishte, kur modeli theksor i shqipes kërkon theksimin fundor të fjalës, veçanërish­t të fjalëve të përbëra, në të cilat pa asnjë përjashtim theksohet përbërësi i dytë. Ky model i huaj theksimi ka prishur edhe melodinë dhe metrikën e frazës, që nuk tingëllon më si shqip, po si një surrogat shqip- anglisht- italisht.

Sot, në Ditën Ndërkombët­are të Gjuhës Amtare, është rasti t'u drejtohemi shkollës, shtypit dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në ligjërimin publik, me thirrjen që të tregojnë respekt për gjuhën tonë, e cila është tipari i vetëm që na dallon prej të tjerëve dhe na bashkon ne shqiptarët në një komb. Thirrja jonë i drejtohet edhe shtetit që të kujdeset për gjuhën, në radhë të parë, duke miratuar ligjin përkatës, i cili do t'u jepte zgjidhje shumë problemeve, duke krijuar një mjedis të pastër nga ndotjet gjuhësore e shkeljet e normave të gjuhës letrare. Dhe deri në miratimin e këtij ligji jemi të mendimit që shteti të kthejë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 1978.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania