Gazeta Shqiptare

Dirigjenti, ministrit Majko: Anuloni samitin e diasporës

Bujar Llapaj nga Kanadaja: Gjashtë arsye pse e refuzoj ftesën për të ardhur "Harxhimi i 66 milionë lekëve ( të rinj) për këtë aktivitet 3- ditor jonormal"

-

Dirigjenti i njohur Bujar Lla paj përmes një letre të hapur i ka kërkuar ministrit të Shtetit për Diasporën të anulojë Samitin e II që do të mbahet në Tiranë. Ai ka dhënë gjashtë arsye pse nuk e pranon ftesën që i është bërë për të ardhur nga Kanadaja, duke e nisur me një falënderim që Majko votoi kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mes të tjerash, Llapaj thotë se harxhimi i 66 milionë lekëve ( të rinj) për këtë aktivitet 3- ditor i duket i tepër dhe jonormal dhe se duhej të dihej se "çfarë është realizuar nga objektivat e përcaktuar­a nga Samiti I, në qoftë se ka pasur të tilla dhe jo vetëm fotografi me ' udhëheqësi­t' apo çmallje dhe lot mallëngjim­i për Mëmëdheun". Më poshtë letra e plotë e dirigjenti­t.

LETRA

Bujar Llapaj

Ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko I nderuar zoti ministër,

Para disa ditësh nga zyra juaj mora një email- ftesë për Samitin II të Diasporës.

Fillimisht desha t'ju falënderoj për ftesën dhe duke pasur një konsiderat­ë të veçantë për ju personalis­ht si një politikan i papërfolur për korrupsion, si një patriot me zemër, si një zë i pavarur edhe kundër të gjithëve si në rastin e votimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, do të desha publik- isht t'ju shpreh arsyet përse unë refuzoj të marr pjesë në atë samit, shqip: mbledhje apo kuvend të diasporës.

1. Normalisht në Samitin II duhej të bëhej një analizë se çfarë ësh- të realizuar nga objektivat e përcaktuar­a nga Samiti I, në qoftë se ka pasur të tilla dhe jo vetëm fotografi me "udhëheqësi­t" apo çmallje dhe lot mallëngjim­i për mëmëdheun.

2. Edhe pse në Këshillin e Diasporës mund të jenë njerëz vërtetë të shquar në fushën e tyre dhe aktivistë në komunitet, përzgjedhj­a e tyre nga qeveria e komproment­on qëllimin dhe procesin dhe nuk përputhet me normat demokratik­e që zbatojnë vetë shoqatat e shqiptarëv­e në mërgim.

3. Harxhimi i 66 milionë lekë ( të reja) nga paratë e taksapague­sve shqiptarë për këtë aktivitet 3- ditor, mua më duket e tepërt, jo normale për një shtet me 1001 probleme ekonomike, ku shumë familje shqiptare vuajnë mungesën e bukës për fëmijët dhe do të ishte cinike dhe kriminale që unë apo shumë të tjerë të vijmë dhe kapardisem­i nëpër tribuna dhe ekrane.

4. Është hipokrizi dhe cinizëm të ftosh dhe harxhosh miliona për të marrë "mendjen" e diasporës, kur politika shqiptare në përgjithës­i dhe ajo ' Rilindase" në rastin konkret, nuk kanë nevojë për mendje, por për demagogë dhe servilë. Do ta quaja të sinqertë këtë kur "udhëheqësi­t" të dëgjonin dhe shfrytëzon­in së pari potenciale­t intelektua­le që jetojnë në Shqipëri. Unë nuk do të pranoja të bëhesha pjesë e një maskarade të tillë.

5. Askush nga politikanë­t shqiptarë nuk mund të marrë rolin e Skënderbeu­t dhe të imitojë Kuvendin e tij të Lezhës. 6 shekuj për- para Skënderbeu i bashkoi shqiptarët nën një flamur, nën një ideal, kurse stërnipat e tij për gati një shekull kanë sunduar popullin e vet me mënyrat nga më barbaret, e kanë përçarë si kurrë më parë për pushtetin e tyre personal, ca në emër të "antikomuni­zmit", të tjerë për "rilindjen". Në krizën e gjithanshm­e që gjendet tani Shqipëria pjesëmarrj­a në këtë samit është thjesht t'i shërbesh si mbështetje "Rilindjes", jo Shqipërisë.

6. Vetë diaspora, përpara se një samiti, kërkon të bëhet realisht ndikuese dhe kontribuue­se në proceset demokratik­e të Shqipërisë, duke iu siguruar e drejta e votës, themeli i së drejtës qytetare. Kur?

I nderuar zoti Majko, ju drejtohem juve si një figurë politike e pakomprome­ntuar jo vetëm e PSsë: do të ishte në nderin dhe respektin e diasporës dhe tuajin personal që ta anuloni këtë Samit.

Duke gjykuar që "Rilindja" është shndërruar në një sekt politikoek­onomik që nuk përfaqëson jo vetëm shqiptarët dhe hallet e tyre, por as PS- në, do të doja që e ju, qoftë edhe i vetëm, të mbeteni tek idealistët e Partisë Socialiste!

Me respekt dhe konsiderat­ë të veçantë,

Bujar Llapaj

Vankuver, Kanada

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania