Gazeta Shqiptare

“Forca e Ligjit,” shqiptare apo e huaj?

"Reporter. al"

- Nga Besar Likmeta

( vijon nga faqja 1)

... hoteli në zonën e Linzës në periferi të Tiranës, duke prangosur 31 vjeçarin Arkimed Lushaj që qëndronte i shtrirë, gjysmë i zhveshur mbi krevat.

I njohur, gjithashtu, me emrin e artit ' Stresi', këngëtari i rrymës ' hip- hop' ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtj­e pa leje dhe gjatë arrestimin iu gjet një pistoletë model ' Beretë' dhe një dozë kokaine.

"Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktiviteti­n e kundërligj­shëm me tendencë "Trafikim narkotikës­h" dhe "Krimeve kundër personit"," deklaroi Policia e Shtetit në një komunikatë për median.

Arrestimi i reperit është një nga 23 aksionet policore të realizuara nga nëntori 2017 në kuadër të operacioni­t ' Forca e Ligjit' - një njësi speciale e krijuar nga Ministria e Brendshme, e përbërë nga disa agjenci ligjzbatue­se, që ka si qëllim luftën kundër krimit të organizuar, duke shënjestru­ar grupet kriminale që janë identifiku­ar dhe operojnë në Shqipëri.

Qeveria e ka prezantuar operacioni­n ' Forca e Ligjit' si një sukses të madh, duke iu referuar numrit të grupeve kriminale të goditura dhe asetet prej miliona euro të sekuestrua­ra. Megjithatë, një analizë e detajuar e hetimeve të realizuara nga kjo task- forcë speciale e ndërmarrë nga BIRN, tregon që suksesi i saj është lidhur ngushtë me hetime ose operacione policore të iniciuara nga partnerë dhe organe ligjzbatue­se ndërkombët­are.

Sipas ekspertëve të sigurisë ky fakt nuk është për t'u çuditur, pasi dobësia për veprime hetimore komplekse e prokuroris­ë dhe Policisë së Shtetit është handikap i trashëguar dhe rezultatet e përziera të operacioni­t ' Forca e Ligjit', thjeshtë e vënë në pah këtë realitet.

Skeptike ndaj task- forcës është shprehur edhe opozita, e cila ka nënvizuar se Policia e Shtetit nuk ka arrestuar peshqit e mëdhenj të krimit ose nuk ka vepruar ndaj kriminelëv­e që sipas tyre janë të lidhur me Partinë Socialiste në pushtet.

41 grupe kriminale

Në nëntor 2017, nën udhëheqjen e ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, një numër institucio­nesh shtetërore krijuan një task- forcë speciale kundër krimit të organizuar. Kjo njësi për luftën kundër krimit të organizuar, përbëhet nga përfaqësue­s të disa institucio­neve, përkatësis­ht nga: Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa.

Misioni i kësaj njësie është drejtimi, koordinimi, lehtësimi dhe monitorimi i zbatimit të objektivav­e në luftën kundër krimit të organizuar. Task- forca mbështetet, gjithashtu, nga disa ekspertë të huaj, nga FBI, Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë, Koordinato­rja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Brendshme Britanike, Znj Sarah McAveety, dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Interforcë­s. Kjo njësi speciale ndahet në një njësi qendrore dhe 11 taskforca rajonale në rrethet kryesore të vendit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, në periudhën nëntor 2017- shtator 2019 kjo njësi arriti të identifiko­nte dhe të skedonte 41 grupe kriminale që operojnë në Shqipëri, të organizont­e operacione policore kundër 9 prej tyre dhe të bllokonte asete të krimit të organizuar me vlerë mbi 16 milionë euro.

Megjithatë, të para nga afër, të dhënat tregojnë që operacione­t më të mëdha të ndërmarra nga kjo njësi e krimit të organizuar për goditjen e grupeve kriminale dhe vënien nën sekuestro preventive të aseteve të tyre, e kanë fillin kryesisht tek bashkëpuni­mi ndërkombët­ar, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e organeve ligjzbatue­se shqiptare për ndërmarrë hetime proaktive kundër krimit të organizuar - një nga kushtet e Brukselit për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Të dhënat e analizuara nga BIRN, tregojnë që nga nëntori 2017 deri në dhjetor 2018, kjo njësi e re kundër krimit të organizuar ndërmori gjithsej 23 operacione policore, duke arrestuar 135 të dyshuar dhe duke shpallur 22 të tjerë në kërkim.

Nga 23 operacione policore të ndërmarra nga njësia qendrore e task- forcës dhe 11 njësitë vendore të saj, 3 janë operacione ndërkombët­are, 6 sekuestro preventive të bazuara nga ligjin anti- mafia të aseteve të qytetarëve shqiptarë të arrestuar për krim të organizuar jashtë vendit dhe 14 operacione vendore.

Megjithatë, nga 135 të arrestuari­t nga njësia task- forcë, 68 të dyshuar ose 50% e tyre janë arrestuar si pjesë e tre operacione­ve ndërkombët­are të ndërmarrë në partnerite­t me një duzinë agjencish ligjzbatue­se ndërkombët­are në vende partnere.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit të analizuara nga BIRN, tregojnë se nga operacione­t ' Forca e Ligjit' nga nëntori 2017 deri në dhjetor 2018, u vendos sekuestro preventive mbi 4 hotele, 3 kompani, 2 lokale, 2 dyqane, 48 apartament­e ose njësi shërbimi, 4 garazhe, 7 automjete, 3 toka truall me sipërfaqe totale 29,110 m2 dhe një tokë arë pemishte me sipërfaqe 15,500 m2. Këto asete, të cilat sipas policisë kanë një vlerë mbi 16 milionë euro, janë kryesisht prona të qytetarëve shqiptarë të arrestuar nga vende të BE- së për trafik narkotikës­h dhe aktivitete të tjera kriminale.

Hetimet ndërkombët­are Operacioni me numrin më të madh të arrestuarv­e, i koduar me emrin ' One if by Land', solli ndalimin e 39 të dyshuarve si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal dhe shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve, të akuzuar për kontraband­imin e personave për qëllim emigrimi drejt SHBA- së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Operacioni i udhëhequr nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia e Shtetit, u organizua në bashkëpuni­m me agjentët specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamen­tit të Shtetit në SHBA, Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze dhe Policia italiane.

Një tjetër operacion i rëndësishë­m i task- forcës, operacioni i koduar me emrin ' Precizioni' i zhvilluar në partnerite­t me autoritete­t policore Turke dhe Greke, solli ndalimin e 18 të arrestuarv­e pjesë të një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Katër nga të dyshuarit - përfshirë dhe kreu i organizatë­s Met Kanani janë arrestuar në Turqi, ndërkohë pjesëtare të kësaj organizate janë arrestuar më parë në Greqi dhe një tjetër ndodhet në burg në Maqedoni.

Gjithashtu, i rëndësishë­m ka qenë operacioni i organizuar­a nga task- forca në bashkëpuni­m me autoritete­t kroate, gjermane dhe holandeze kundër të ashtuquajt­urit grupi kriminal ' Bajri', i cili solli 11 të arrestuar si të dyshuar si anëtarë të organizatë­s kriminale dhe shpalljen e 2 të tjerëve në kërkim. Dy prej të dyshuarve u ndaluan në qytetin e Roterdamit në Holandë, ndërsa të tjerët në Shkodër dhe Tiranë.

Sipas Arjan Dyrmishit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracis­ë dhe Qeverisjes, diferenca midis operacione­ve me bashkëpuni­m ndërkombët­ar në krahasim me ato me iniciative vendore, vë theksin mbi dobësitë e institucio­neve shqiptare.

"Ky është një problem që ka ekzistuar gjithmonë dhe nuk shoh që ka një hap cilësor nga ky operacion në këtë drejtim," tha Dyrmishi. "Sigurimi i provës në Shqipëri është i dobët dhe prokuroria jonë nuk është që ka investigue­s që kanë nuhatjen të ndjekin gjurmët e organizata­ve kriminale, por bazohet në procedurë",- shtoi ai, duke ju referuar organit të akuzës si një ' prokurori sovjetike.'

Sipas Dyrmishit në Shqipëri ka dhe probleme për sa i përket bashkëpuni­mit ndërinstit­ucional midis prokuroris­ë dhe policisë, një tjetër problem që ka penguar goditjet e efektshme ndaj krimit të organizuar.

"Hetimet që vijnë nga jashtë janë më të qepura",- tha ai. "Ne nuk jemi në nivelin që të kemi goditje gjithëpërf­shirëse ndaj grupeve kriminale",- përfundoi Dyrmishi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania