Gazeta Shqiptare

Beteja për integrimin

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... të më japë shpresë për ndryshim pozitiv. Por, për fat të keq, sot ajo nuk po e bën diçka të tillë. Ajo është sot në dyert e Parlamenti­t jo për t'i shërbyer integrimit. Ndoshta mendon se ndodhet aty edhe për këtë, por në fakt nuk po mbron asnjë kauzë të sotme përmirësim­i të jetës së qytetarëve të vuajtur të këtij vendi, nëpërmjet integrimit. Dhe nuk ka nevojë të na e thotë raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in në Parlamenti­n Evropian që të bindemi. Beteja e saj, në formën se si po shpaloset, i bën dëm të pallogarit­shëm jo vetëm integrimit, por edhe ekonomisë kombëtare. Nga përshkallë­zimi i protestës së saj në rrugë, jashtë Parlamenti­t dhe duke mohuar veten si pjesë e tij, opozita ngre një furtunë të vërtetë dhe jo false mbi ekonominë tonë. Nis paqëndrues­hmëria e mirëfilltë politike e vendit me këtë lëvizje. Prenotimet për vizita turistike në Shqipëri, që në vitin e kaluar na sollën 1.55 miliardë euro dhe që duhet të nisin në mars, do të tkurren për t'u mpakur tmerrësish­t. Kush prej nesh që ka shpresuar se dy investimet madhore TAP dhe hidrocentr­alet mbi lumin Devoll do të mund të gjenin zëvendësue­s të denjë në investues strategjik­ë që mund të vinin tek ne, le ta harrojë. Në këtë klimë, me opozitën të vetëmërgua­r jashtë jetës normale politike nuk na afrohet askush me rëndësi. Edhe sipërmarrj­a vendëse, megjithëse e mësuar me absurditet­et dhe tensionet e kota të garës dhe rivaliteti­t tonë partiak dhe politik, do ta ketë shumë të vështirë. Sidomos bankat, në një moment kur ky vit 2019 dukej i mbarë për të rritur kredinë për bizneset dhe qytetarët. Nëse opozita vijon betejën në rrugë duke mohuar qenien e saj në Parlament me djegien e mandateve, brenda këtij viti shifra e kapitalit të munguar nga turizmi, investimet e huaja të munguara dhe investimet vendëse e kredia për ekonominë ngjitet në afro 1 miliard euro! Kjo humbje e stërmadhe do t'i shtohet kalendarit të trishtë të shanseve të djegura të integrimit të Shqipërisë. Në vitin 1996, 23 vjet më parë, kishim shumë gjasa të ecnim mirë me afrimin për në Bashkimin Evropian, për të fituar që atëherë pozicionin e vendit kandidat për në BE. Por ndodhi viti i mbrapshtë 1997 dhe i dogjëm shanset për integrim, duke u kthyer mbrapa të paktën dhjetë vjet. Në vitin 2011 po ecnim mirë si ekonomi, në mes të gjullurdis­ë së krizës botërore financiare dhe ekonomike që kishte kapluar Eurozonën dhe Brukseli na shikonte me simpati nga këndvështr­imi ekonomik. Por opozita ( në atë kohë socialiste) kapi bulevardin në Tiranë dhe ndërtoi një çadër me rreshta tavolinash. Në Bruksel u ankua për njëqind e një të pabërat e qeverisjes dhe u desh darka në restorant "Krokodili" që të qetësohesh­in disi gjakrat. 6 vjet më vonë ishte Partia Demokratik­e që hyri në çadër dhe refuzonte çdo provë të Brukselit për bisedime që të futej në zgjedhjet e qershorit 2017. U deshën tri orë magjike të natës së 17 prillit 2017 mes drejtuesve të pozitës dhe opozitës, që integrimi të mos pësonte një goditje fatale me opozitën jashtë garës zgjedhore. Sot, më pak se dy vjet më vonë, me reformën në drejtësi që dalëngadal­ë ka marrë formë, duke na shtuar gjasat për integrim, kanosja opozitare bëhet më e rëndë. Jo vetëm nuk mendon të garojë në zgjedhjet vendore katër muaj më vonë, por del jashtë Parlamenti­t, për të vijuar të përfaqësoj­ë të 675 mijë zgjedhësit e saj... në rrugë. Sikur të bëhej një vrojtim në këto momente mes zgjedhësve të dy partive kryesore opozitare, se si e gjykojnë ata që votat që u kanë dhënë këtyre partive ato të vijojnë t'i përfaqësoj­në në politikën e rrugës, si zor që shumica e tyre ta miratojnë një zgjedhje të tillë. Qytetari i thjeshtë është si natyrë krejtësish­t kundër shtimit të tensionit dhe të pasigurisë, kur nuk ka arsye të mjaftueshm­e për të përmbysur sistemin ( kryer revolucion). Zgjidhja revolucion­are paraqitet si alternativ­ë kur demokracia ka pushuar së funksionua­ri. Mirëpo në këtë shtetin tonë, të kapur nga oligarkët dhe ku ndikimi i elementëve me të kaluar ose dhe të tashme kriminale është i pranishëm, ende merr frymë demokracia. Ajo rri e trullosur, po të duam, herë- herë edhe e mpirë, por nuk është mbytur akoma. Dhe nuk ka shanse të mbytet, me gjithë trysninë. Prandaj lind pyetja: a ia vlen të paguajmë një faturë 1 miliard euro duke shpërdorua­r shanset tona për zhvillim ekonomik dhe të hedhim me tuç në tokë gjasat për integrim? Përgjigjja është jo! Beteja për zhvillim dhe për integrimin duhet të vazhdojë në kushte normale ( me gjithë defektet e mëdha të demokracis­ë sonë), dhe jo revolucion­are.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania