Gazeta Shqiptare

Protesta në të gjithë Shqipërinë, Basha: Do udhëheqim një betejë civile

Mijëra në shesh, protesta nis me karafila para Kuvendit, mbyllet me Himnin Kombëtar Kreu i PD mesazh ndërkombët­arëve: S'jemi populli i dhunës

- Valentina Madani

Opozitarët dje e nisën protestën me karafi la dhe e mbyllën me Himnin Kombëtar. Të rinjtë e Forumit Rinor të PD- së në nisje të protestës hodhën karafila para godinës së parlamenti­t e rrethuar prej kordonit të policisë si paralajmër­im se do të ishin paqësorë në demonstrim­in e tyre kundër qeverisë. Ndërkohë që policia kishte rrethuar të gjithë perimetrin e parlamenti­t, disa protestues gjetën "rrugë zgjidhje", duke hipur në pemë. Çdo deputet mbajti një fjalim të shkurtër ku njoftonte se ka hequr dorë nga mandati dhe kërkoi rrëzimin e Ramës. E gjithë protesta u mbajt nën mbikëqyrje të rreptë nga policia ndërsa organizato­rët për të mos lejuar incidentet vendosën të rinj ndërmjet protestues­ve dhe forcave të rendit. Protesta e nisur rreth orës 10: 30 fillimisht para parlamenti­t për t'u zhvendosur më pas para kryesisë përfundoi rreth orës 13: 00 me fjalimin mbyllës të kryetarit të PD- së Lulzim Basha, i cili paralajmër­oi se tani protestat do të jenë jo vetëm në Tiranë, por dhe në shumë qytete të tjera. Përpara mijëra qytetarëve, të cilët protestuan tek parlamenti­t, kreu i opozitës Lulzim Basha dha një mesazh për ndërkombët­arët. "Dua këtë mesazh të parë t'ia u them miqve tanë. Ne nuk jemi populli i dhunës, ne jemi populli i demokracis­ë, ne jemi populli i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja europiane e vendit. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një Kryeminist­ër bandit", deklaroi z. Basha. Ai i garantoi ata se do jetë pranë tyre deri në largimin e Ramës. "Jam qytetar i Tiranës, në krahun tuaj dhe me ju. Zoti e ka nisur rrugëtimin dhe bashkimin e shqiptarëv­e pa ndërprerje deri në largimin e qeverisë së krimit. Rama ik! Ne kërkojmë atë që na takon. Sytë e Europës dhe partnerëve tonë strategjik­ë, BE, SHBA, janë nga sot tek ky shesh ne do tregojmë vlerat dhe parimet. Lulzim Basha do qëndrojë në krahun tuaj, sepse unë besoj tek demokracia, tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeveria e së drejtës. Unë besoj tek lira, mundësia për çdo shqiptar",- u shpreh Lulzim Basha.

THIRRJA

Kreu i PD- së i bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit Edi Rama. "Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit, zbatimi i tyre është produkt i shtetit. Dua t'ua them miqve të mi që për arsye të

ndryshme akoma nuk e dinë se këtu akoma nuk ka demokraci dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara si kryeminist­ër është "Maduro i Ballkanit", por me një ndryshim. Kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Eu- ropës. Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, unë nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson llumin e shoqërisë. Nuk do të pranoj kurrë kapjen e pushteteve teksa pasurohen një grusht njerëzish. Unë nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e blera. Kurrë nuk do ta pranoj narkoshtet­in. Ne jemi njerëzit e demokracis­ë, ne jemi njerëzit e vlerave",- theksoi z. Basha.

FTESA

Lideri i opozitës Lulzim Basha ftoi protestues­it e shumtë para parlamenti­t që ta ndiqnin deri tek Kryesia e Kuvendit, aty ku do të dorëzonin mandatet të gjithë deputetët e opozitës. Basha përmendi se shpresa e vetme është Europa dhe se dera e saj duhet të hapet me çdo kusht. "Mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë se janë të nënpaguar. Ky është vetëm fillimi. Ndaj le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes tonë europiane. Shpresa jonë është Europa. Dera e saj e mbyllur duhet të hapet me çdo kusht, të vetmit që mund ta hapim jemi ne, populli i Shqipërisë. Le ta nisim udhëtimin tonë tani. Ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët deri tek kryesia e Kuvendit. Ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar mandatet për t'i dhënë fund këtij regjimi kriminal, për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirisë. Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt patriotik", u shpreh z. Basha. Po dje Kryetari PD- së, në një deklaratë për prestigjio­zen "Associeted Press" pak para se të niste protesta, u shpreh se opozita e bashkuar do të udhëheqë një betejë civile, për të rivendosur, sipas tij, legjitimit­etin dhe demokracin­ë në Shqipëri. "Opozita parlamenta­re ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamenta­re dhe sot është dita që do të depozitojm­ë këtë akt të papreceden­t me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombët­are, i krimit të organizuar në bashkëpuni­m të hapur me qeverinë aktuale. Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratik­e për të rivendosur legjitimit­etin dhe demokracin­ë në Shqipëri",theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me protestues­it
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me protestues­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania