Gazeta Shqiptare

Berishës i heqin shoqëruesi­t: Gjest frikacakës­h, ndjehem më i fortë se kurrë

Truprojat japin dorëheqjen dhe dorëzojnë armët

-

Pas

protestës së fundit të 16 shkurtit, ish- kryeminis trit Sali Berisha i janë hequr bodiguardë­t, të cilët e shoqërojnë prej vitesh. Mësohet se shoqëruesv­e të Berishës u është komunikuar urdhri fill pas protestës që të rikthehen në detyrën në Gardën e Republikës, ku do të ushtronin shërbim në ruajtjen e institucio­neve. Mësohet se bodigurard­ët e ish- kryeminist­rit kanë paraqitur dorëheqjen pas këtij urdhri dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit. Ndërkohë që dje e shoqëruan privatisht, Sali Berishën në protestën para parlamenti­t. Berisha është paraqitur në protestë me shoqëruesi­t e zakonshëm, të cilët ndryshe nga herët e tjera në këtë protestë ata ishin të pa armatosur. Vetë Berisha në një prononcim për Ora News e cilësoi si akt frikacakes vendimin për t'i hequr shërbimin e ruajtjes fizike. "Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës, por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtet­it në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë", deklaroi z. Berisha. Garda njoftoi mediat se "Kryeminist­ri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3- vjeçare pas përfundimi­t të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi". "Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojat e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, ku përcaktohe­t se kryeminist­ri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3- vjeçare pas përfundimi­t të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi",- thuhet në reagimin e Gardës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania