Gazeta Shqiptare

SHBA e BE, thirrje opozitës: Jo djegies së mandateve, dënoni dhunën

Mogherini dhe Hahn: Po minoni progresin drejt BE

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashki mi Europian janë në të njëjtën linjë qëndrimi kur bëhet fjala për vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. SHBA dhe BE kanë dënuar dhunën dhe retorikën e ashpër politike, ndërsa janë shprehur kundër nismës për djegien e mandateve nga deputetët opozitar. Për SHBA ka reaguar DASH nëpërmjet Zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili i ka përcjellë qëndrimin amerikan personalis­ht kreut të PD- së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSIsë, Monika Kryemadhi në dy telefonata të ndryshme që ka pasur me ta mbrëmjen e mërkurës. Ndërkohë që për BE ka reaguar shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe komisioner­i Johannes Hahn nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

DASH

VOA raportoi dje se Zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer në bisedat telefonike që ka zhvilluar me Bashën dhe Kryemadhin i ka bërë thirrje atyre që të mos i dorëzojnë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave. Sipas zëdhënësit të Departamen­tit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësv­e të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstrukti­ve në proceset demokratik­e, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratik­e. Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për ' Zërin e Amerikës', "i këshilloi" dy kryetarët e partive "kundër dorëheqjev­e të koordinuar­a dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucio­n të rëndësishë­m të demokracis­ë". Gjithashtu, raportohet se Palmer, ndërsa theksoi mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje, si

Bashës, edhe Kryemadhit të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

BE

Ndërkohë që pas deklaratav­e të veçanta të eksponentë­ve kryesorë europianë, dje edhe Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka shprehur mbështetje­n për protestat, por duke dënuar deklaratë që nxit aktet e

dhunës në protesta. "Ne riafirmojm­ë të drejtën e qytetarëve për t'u angazhuar në demonstrat­a paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracis­ë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësi­t politikë që bëjnë thirrje për dhunë", - thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahn. Më tej dy përfaqësue­sit e lartë

DASH

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për ' Zërin e Amerikës', "i këshilloi" dy kryetarët e partive "kundër dorëheqjev­e të koordinuar­a dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucio­n të rëndësishë­m të demokracis­ë".

të BE- së theksojnë se edhe vendimi për dorëzimin e mandateve dëmton demokracin­ë dhe procesin integrues të Shqipërisë. "Vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionim­in e demokracis­ë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkoto-

hen. Këto vendime dhe akte janë kundërprod­uktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratik­e të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian", - thuhet në këtë deklaratë. Më tej Mogherini dhe Hahn shprehen se Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamenti­t shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e

demokracis­ë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse. "Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstrukti­ve me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj", - mbyllet deklarata e BE.

 ??  ?? Protesta e djeshme e opozitës
Protesta e djeshme e opozitës
 ??  ?? Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer
Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania