Gazeta Shqiptare

Rama: Gati të dialogojmë me opozitën, por zgjedhje të parakohshm­e s'ka

Kreu i qeverisë ka theksuar se zgjedhjet parlamenta­re do mbahen në 2021 "S'mund të bëjmë asgjë për vetëvrasje­n politike të opozitës"

-

Kryeminist­ri Edi Rama nuk tërhiqet. Ai do të vijojë të jetë kryeminist­ër i vendit dhe zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re nuk do të ketë. Në një fjalim të gjatë prej afro 35 minutash, kreu i qeverisë ndonëse i ka shtrirë dorën e bashkëpuni­mit opozitës, nuk ka bërë asnjë hap pas në drejtim të përmbushje­s së kërkesave të saj, duke theksuar se zgjedhjet lokale do mbahen në 30 qershor dhe ato parlamenta­re në qershor të vitit 2021. "Kjo është zgjedhja më e keqe që ka bërë opozita sot. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasje­n politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit dhe ato të 2021. Përgjegjës­ia është të vijojmë drejt dhe t'u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëv­e pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend. Dora e bashkëpuni­mit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë", - tha kryeminist­ri Edi Rama. Ai theksoi se ka mandat për të qeverisur vendin deri në 2021 dhe se askush nuk mund t'i imponohet vullnetit të popullit të shprehur me votë. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të heqë dorë nga mandati që ka marrë nga shqiptarët duke i kujtuar opozitës së në 2017 u rikonfirmu­a, teksa në pushtet ishte bashkë me opozitën, e cila monitoroi zgjedhjet. "Jam zgjedhur kryeminist­ër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithçka tjetër që kërkoi", - deklaroi kryeminist­ri. Ndaj ai nënvizoi se nuk do të pranojë kurrë që të dialogojë për retorikën e dhunshme dhe as imponimin me dhunë të raporteve politike. "Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegue­shëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithçka që i shërben forcimit të demokracis­ë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhuna mbi institucio­net dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as

VOTAT

"Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot, që kur shoh Monikën që i thërret zotit që të mbrojnë Shqipërinë nga blerësit e votave, them se i plotfuqish­mi nuk merret me zgjedhjet, sepse po të ishte kështu, Monika sot do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerje­n e votave".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania