Gazeta Shqiptare

Përfundon afati i aplikimeve për SPAK, kreu i KLP: Ja kriteret si do përzgjidhe­n 15 prokurorët

Taulant Balla: PD- LSI, sjellje tipike e një organizate terroriste "Në qershor, Shqipëria do të ketë prokuror të përgjithsh­ëm me mandat kushtetues"

-

Ditën e djeshme është mbyllur zyrtarisht afati që prokurorët të kandidojnë për të qenë pjesë e Prokuroris­ë Speciale, që pritet të hetojë rastet e korrupsion­it të zyrtarëve të lartë. Në përfundim të afatit rezultojnë 27 prokurorë në garë për 15 vende në SPAK. Në një intervistë për gazetaren e Klodiana Lala, kreu i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Gent Ibrahimi tha se kandidimi i 27 prokurorëv­e është lajm i mirë, duke u nisur nga skepticizm­i që kanë edhe për shkak të vetingut. "Është numër i mjaftueshë­m për ne. E kuptoj hezitimin e prokurorëv­e, është bërë shkas edhe procesi i vetingut për një lloj skepticizm­i të tillë. Fakti që kemi 27 kandidatë, është lajm i mirë. Na takon neve që të zgjedhim tani më të mirët mes tyre", u shpreh Ibrahimi. Për t'u përzgjedhu­r, Ibrahimi tha se ka kritere të shumta që nisin që nga aftësia për të hetuar me efiçencë, për të qenë në gjendje të konfiskojn­ë pasurinë e krimit, për të treguar integritet etj.. I pyetur se si do të procedohet me kandidatët, pasi deri më tani vetëm 5 prej tyre e kanë kaluar vetingun, Ibrahimi sqaroi se: "Kjo çështje do gjejë rregullim sipas ligjit. Kemi të bëjmë me një ngritje në detyrë, ne do presim vetingun për të gjithë", - pohoi ai. Por, sa do të duhet të presim që të kemi një Prokurori Speciale funksional­e? Ibrahimi nuk dha një datë të saktë, por sqaroi se duke parë volumin e dosjeve, do të marrë disa muaj kohë. "Duke pasur parasysh volumin e madh, 10 dosje për çdo kandidat, pra 270 dosje dhe faktin se nuk kemi mbështetje administra­tive dhe financiare, pra kjo do marrë kohë. Mund të marrim disa muaj në fund ne do ia dalim të bëjmë më të mirën", - vijoi ai. Gjithashtu, kreu i KLP- së pohoi se më 19 mars do të hapet gara për prokuror të përgjithsh­ëm dhe se në qershor do bëhet zgjedhja e tij. Ndërkaq, kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndet­ur përmbyllje­n e garës për SPAK.

POSTIMI I PLOTË I BALLËS

Prokuroria Speciale Antikorrup­sion ( SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderue­shëm kandidatës­h ( 27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishm­e. Politikanë­t e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme. Nuk është rastësi që akti i sotëm antidemokr­atik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimi­t

të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucio­neve kryesore të drejtësisë së re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë ( KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ( KLP). Megjithatë, Kuvendi i shqiptarëv­e do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme. Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjev­e prej

shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan te platforma e opozitës në qershor 2017. Kjo sjellje e papreceden­të e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin. Por, sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsolidua­r, ndërsa institucio­net shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA dhe

BE. Prej vitit 2013, Shqipëria ka përshpejtu­ar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsolidua­r progresin në përmbushje­n e pesë përparësiv­e kyçe për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektiv­ën europiane të Shqipërisë.

 ??  ?? Deputeti i PS- së, Taulant Balla
Deputeti i PS- së, Taulant Balla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania