Gazeta Shqiptare

ATP nis pagesën për kompensimi­n e 750 pronarëve në të gjithë vendin

Ndërtimet e paligjshme miratohet fondi, formulari për të marrë kompensimi­n Fondi 552 milionë lekë, përfituesi­t në Tiranë, Elbasan etj.

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave nis proce durat për kompensimi­n e 750 pronarëve që do të marrin kompensimi­n e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi i vënë në dispozicio­n është rreth 552 milionë lekë. Bëhet fjalë për ndërtimet pa leje në drejtoritë për ALUIZNI- t, përkatësis­ht në Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë, Vorë. Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, vlera e kompensimi­t për 43 920,53 m2 është 522 842 426,65 lekë. ATP publikon edhe formularin që duhet të plotësojnë përfituesi­t për të marrë kompensimi­n. ATP sqaron se "subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm".

APLIKIMI

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes. Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së, Tiranë, kërkesën- tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

VENDIMI

Në vendim përcaktohe­t se për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI si rrjedhojë e kalimit të pronësisë ndërmjet shitjes së parcelës ndërtimore si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n. Qeveria përcakton se për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kal-

PROCESI

Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATPsë, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n.

imit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n.

 ??  ?? Faksimile e formularit të aplikimit
Faksimile e formularit të aplikimit
 ??  ?? Drejtoresh­a e ATP- së, Jonida Baçi
Drejtoresh­a e ATP- së, Jonida Baçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania