Gazeta Shqiptare

PROBLEMATI­KAT

Kreu i Shoqatës së Infermierë­ve: Lista u ripublikua me pikë më të ulëta, dyshimet

- Voltiza Duro

Infermierë për Shqipërinë" është një portal nëpërmjet të cilit, punonjësit e shëndetësi­së si infermierë, fizioterap­istë e teknikë imazherie apo laboratori mund të aplikojnë për një vend pune. Por menjëherë pas publikimit të pikëve të grumbullua­ra në testim, jo pak kandidatë kanë shfaqur shqetësime­t e tyre e madje kanë theksuar se ky portal punësimi nuk është transparen­t. Në një intervistë për ' Gazeta Shqiptare', kreu i Shoqatës së Infermierë­ve të Shqipërisë, Elson Jaçaj tregon se gara e këtij viti u shoqërua me pakënaqësi nga ana e konkurrent­ëve. Publikimi i një liste, fshirja e saj dhe ripublikim­i i një liste tjetër me pikë më të ulta për të testuarit ka sjellë revoltën e këtyre të fundit. Sipas Jaçaj asnjëherë nuk është bërë i njohur komisioni i vlerësimit e madje edhe pse testi është elektronik, përgjigjet nuk publikohen në moment. Ai shton se vendet vakante, nuk deklarohen aq sa janë në të vërtetë, por më pak, e kështu krijohen dyshime se punësimet bëhen me anë të ndonjë miku të fortë ose përmes sekserëve siç i konsideroj­në ata personat që i kontaktojn­ë pasi mbarojnë testimin e u thonë tarifat se sa duhet të paguajnë për një vend pune.

Disa ditë më parë janë publikuar rezultatet e testimit të punonjësve të shëndetësi­së që aplikuan nëpërmjet portalit "Infermierë për Shqipërinë". Të tes- tuarit ngritën shqetësimi­n e publikimit dy herë të listës së pikëve. Sipas jush çfarë ka ndodhur?

Po, në fakt, është e vërtetë që para pak ditësh u hap portali "Infermierë për Shqipërinë" për punësimin e infermierë­ve por si çdo herë i shoqëruar jo vetëm me pakënaqësi të konkurrent­ëve, por dhe me problemati­ka të shumta. Kjo pasi nxjerrin një listë fituesish në adresën e portalit për konkurrent­ët pas disa orësh çuditërish­t hiqet dhe nxjerrin një listë tjetër fituesish ku kishte shumë

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

diferencë nga lista e parë. Kjo duke nisur që nga aplikantët që në listën e dytë shumica rezultonin me pikë më të ulta se tek e para ( ndërkohë që duhet të ishte e kundërta) pasi e para është vlerësimi i dosjes së aplikantëv­e dhe e dyta është vlerësimi i provimit, pra mbledhja e të dyjave duhet të nxirrte një listë me pikë më të larta e jo në fillim të larta e më pas iu ulen pikët. Dhe më e çuditshmja ishte që në listën e dytë që doli rezultonin aplikantë të rinj, pra që në listën e parë nuk figuronin e jo vetëm kaq, por rezultonin me pikë të larta pra fitues.

Sa transparen­t është ky portal punësimi dhe a bëhen vlerësimet në bazë të meritës?

Jo vetëm në gjykimin tonë, por dhe numri më i madh i aplikantëv­e kanë shprehur pakënaqësi të mëdha për portalin e sidomos për këtë vit, sepse askush s'e di se kush dhe si vlerësohen dosjet e tyre që mund të kenë besueshmër­i ( pasi asnjëherë nuk iu është bërë i njohur komisioni i vlerësimit, nëse ka vërtet një komision). E dyta pakënaqësi është pasi shumica e pyetjeve janë të njohura nga aplikantët e për çudi rezultojnë me pikë të ulta pasi mbarojnë testimin ( ku theksoj që edhe pse është testim elektronik, përgjigjet në vend që të dalin sapo mbaron testimi dalin shumë më vonë). Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje tek të gjithë.

A ka aplikantë që janë ende në listë pritjeje nga viti i kaluar?

Ka akoma aplikantë nga portali i kaluar që janë fitues e janë në listë pritje e për çudi kur ata interesohe­n zbulojnë që ai vend vakant që ishte i lirë, është zënë nga dikush tjetër që s'dihet se kush është e se si ka hyrë aty.

A kanë besim punonjësit e shëndetësi­së te ky portal punësimi?

Në fakt, ne e kemi thënë me kohë që portali thjesht është një orientim për infermierë­t e teknicienë­t e tjerë të dinë se ku ka vende të lira pune edhe pse kohët e

 ??  ?? Kreu i Shoqatës së Infermierë­ve të Shqipërisë, Elson Jaçaj
Kreu i Shoqatës së Infermierë­ve të Shqipërisë, Elson Jaçaj
 ??  ?? Faksimile e dy listave të publikuara nga Ministria e Shëndetësi­së për të njëjtin provim
Faksimile e dy listave të publikuara nga Ministria e Shëndetësi­së për të njëjtin provim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania