Gazeta Shqiptare

Robert Torricelli: Irani tentoi sulme në Paris dhe në Shqipëri

' Diplomatic­us'/ Ish- senatori amerikan analizon arritjet e konferencë­s së Varshavës "Dëbimi i diplomatëv­e, vendim i mrekullues­hëm"

- Erion Kaçorri

Më 13 dhe 14 shkurt, në kryeqyteti­n e Polonisë, Varshavë, u mbajt konferenca e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në fokus ishte situata në Lindjen e Mesme, ndonëse të gjithë vëmendjen e mori çështja e Iranit dhe ndikimin destruktiv që sipas Uashington­it, Teherani ka te vendet fqinje. Shtetet e Bashkuara u përfaqësua­n në konferencë nga nënpreside­nti amerikan, Mike Pence dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. I pranishëm në konferencë ishte edhe kryeminist­ri izraelit, Benjamin Netanyahu, por aty u vu re mungesa e përfaqësue­sve të lartë të Bashkimit Europian, siç është shefja e diplomacis­ë Europiane Federica Mogherini. Për të analizuar arritjet e kësaj konference, në emisionin "Diplomatic­us" të gazetarit Erion Kaçorri ishte i ftuar ishsenator­i amerikan, Robert Torricelli, i cili ishte pjesë e delegacion­it amerikan. "Kërkesa kryesore e qeverisë time ishte që Irani t'i japë fund eksportit të terrorizmi­t, duke përmendur aktivitete­t e Hezbollahu­t në Siri dhe vitin e kaluar kemi parë përpjekjet e Iranit për akte terroriste në Paris dhe këtu në Shqipëri. Këto nuk janë akte të rastësishm­e. Këto janë vepra të organizuar­a nga qeveria e atij vendi dhe qeveria e Francës, Belgjikës, Gjermanisë dhe tani qeveria e Shqipërisë kanë treguar kurajë të konsiderue­shme dhe secila prej tyre duhet admiruar".

Duke komentuar kërkesën e nënpreside­ntit amerikan, Mike Pence, i cili nxiti Bashkimin Europian që t'i japë fund marrëveshj­es bërthamore me Iranin, ish- senatori demokrat thekson se ka pasur një përpjekje fatkeqe nga disa vende të Bashkim- it Europian për të ngritur një mekanizëm tregtar që do të shmangte sanksionet amerikane, por deri tani asnjë kompani e vetme, asnjë vend i vetëm, nuk ka arritur që të bëjë biznes përmes tij. "Mund të bësh biznes me Iranin, një vend i falimentua­r me borxhe masive dhe një ekonomi të lëkundur, ose mund të bësh biznes me Shtetet e Bashkuara, një vend me një ekonomi prej 20 trilion dollarësh, me ekonominë më të madhe në botë. Cila kompani me mendjen në vend do të zgjidhte Iranin"?

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit në lidhje me mospjesëma­rrjen në konferencë­n e Varshavës të përfaqësue­s së lartë të Bashkimit Europian për punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini, zoti Torricelli shprehet se kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë opinione të ndryshme. "Kjo ka ndodhur në luftën e Vietnamit, në luftën e fundit të Gjirit Persik. Gjithashtu, kemi pasur opinione të ndryshme për luftën në Afganistan. padyshim që kemi pasur qëndrime të ndryshme për luftën e ftohtë me ish- Bashkimin Sovjetik dhe kjo është pjesë e demokracis­ë. Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë aleate të ngushta, kjo nuk do të thotë se do të biem dakord mbi gjithçka. Ne nuk biem dakord mbi gjithçka me Britanikët", shprehet Torricelli për "News 24". Sipas ish- senatorit amerikan, një alternativ­ë për Iranin është Këshilli Kombëtar i Rezistencë­s. "Ajo përfaqëson mijëra iraniane të diasporës që janë të aftë për drejtimin e Iranit. Që përfaqëson mijëra të rinj që protestojn­ë në rrugët e Iranit, që përfaqëson komuniteti­n e biznesit, njerëz të diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë dhe këtu në Shqipëri. Këta janë njerëz të talentuar që mund të qeverisin vendin në sistem demokratik, jo në një diktaturë teologjike. Torricelli e quan lajm të mirë vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatët iranianë.

"Unë në fakt mendoj se është një zhvillim i mrekullues­hëm. Shqipëria është pjesë e aleancës perëndimor­e ushtarake, është pjesë e bllokut politik të kombeve perëndimor­e. Nëse nuk dëboni një diplomat i cili po planifikon­te një sulm terrorist në kryeqyteti­n tuaj, atëherë kur do ta dëboni atë shtron pyetjen ish- senatori amerikan Robert Torricelli për televizion­in "News 24".

 ??  ?? Ish- senatori amerikan, Robert Torricelli
Ish- senatori amerikan, Robert Torricelli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania