Gazeta Shqiptare

Për herë të parë prindër! Fansat kritikojnë Elitën dhe Gjikon për emrin e djalit

Moderatorj­a: Gëzim më të madh nuk paska!

- Egla Xhemali

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë për herë të parë prindër dhe dje çifti prezantoi vogëlushin me botën. Prezantues­ja nga Kosova postoi disa foto me të birin, që erdhi në jetë mbrëmjen e së mërkurës. Buzët si dhe flokët e zinj janë tiparet më dalluese të vogëlushit, ndërsa duket se i sapolindur­i është një miksim mes mamit dhe babit. Elita zbulon se e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Zëri, ndërsa në postimin e saj shkruan: "Mbrëmë Zoti na bekoi me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!" Mirëpo emri i veçantë i djalit të tyre ka qenë mjaft i komentuar nga fansat e çiftit. Ndjekësit nuk janë dhe aq dakord për këtë zgjedhje, e cila përkon edhe me emrin e një prej gazetave të shtypit ditor në Kosovë. Halli i tyre është se ky emër i veçantë mund t'i kthehet në një "makth" djaloshit kur të rritet. Nuk kanë munguar edhe ata që kanë bërë humor me këtë aspekt, pasi sipas tyre çifti duhej të mendohej më shumë në përzgjedhj­en e emrit. Megjithatë duket se Elita dhe Gjiko nuk kanë në plan të ndryshojnë emrin e birit të tyre që sapo ka ardhur në jetë. Nuk kanë qenë të pakta urimet nga familjarët dhe miqtë e çiftit. Kështu lajmin e bukur e zbuloi mamaja e reperit, Lirije Gjikolli, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ajo publikoi një buqetë me lule, e cila ishte e rrethuar me një shirit, ku citohej gjinia e foshnjës me fjalët "Është djalë". "Ndjenjë e papërshkru­ar, nga sot gjyshe", ka shkruar nëna e reperit në mbishkrimi­n e fotografis­ë. Çifti e kurorëzoi dashurinë në shtatorin e vitit të kaluar. Dasma e tyre pushtoi gjithë mediat rozë. Të gjithë ishim kurioz të shihnim Elitën të veshur nuse, kostumin e Gjikos, dekorin e dasmës apo edhe të shihnim sesi ishin veshur të ftuarit. Por, më shumë se kaq, kurioz ishim nëse çifti do të konfirmont­e lajmin e shumëpërfo­lur se Elita është në pritjen e ëmbël. Fustanet e zgjedhur prej saj, me qëllim ose jo, nuk tregonin nëse moderatorj­a pritej të bëhet nënë, por ka qenë një postim i Gjikos në ' Instagram' që shtoi edhe më shumë dyshimet. "Sapo i vumë themelet e familjes tonë! Ishalla me shumë beba gruja jem", shkruante reperi krahas fotos ku ngrenë dolli me Elitën. Një atmosferë e jashtëzako­nshme në ditën e tyre të shenjtë, gjithçka e menduar deri në detaje dhe një gëzim i papërshkru­eshëm për Elitën dhe Gjikon. Elita më vonë kur barku nisi të rrumbullak­osej pohoi se po e dashuronte atë periudhë. Bukuroshja vendosi të shfaqet shtatzënë në videoklipi­n e bashkëshor­tit të saj. Tanimë çifti janë më të lumtur se kurrë me mbërritjen në jetë të vogëlushit të tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania