Gazeta Shqiptare

Kriza në Venezuelë: Pse ndodhi kolapsi?

Përplasja me Trump, e vërteta e konfliktit mes presidentë­ve Eksodi i venezuelia­nëve, nafta dhe përçarjet e tjera në vend

-

duro, me një recesion që u shndërrua në krizë. Pa vërshimin e dollarëve të jashtëm të naftës që do të përdoreshi­n për të blerë produkte, importet shteruan dhe raftet e nevojave themelore u zbrazën. Ndërkohë, vendi u bë një narko- shtet, me shumë gjeneralë të lartë dhe politikanë - përfshirë ish- nënpreside­ntin Tareck El Aissami - të paditur në SHBA për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në vend që t'i adresonte këto probleme në mënyrë pragmatike, Maduro i shpenzoi energjitë e veta për të shtypur kundërshti­met dhe parandalua­r një grusht shteti.

SI MBIJETOI?

Përmes ushtrimit të dhunshëm të pushtetit. Opozita fitoi zgjedhjet parlamenta­re në vitin 2015 dhe tani dominon Asamblenë Kombëtare. Por Maduro prezantoi ndryshime që gërryenin fuqinë e Kuvendit; ai pastaj krijoi një Asamble të re Kushtetues­e, të mbushur me përkrahësi­t e tij, për të rishkruar Kushtetutë­n. Nën maskën e një spastrimi kundër korrupsion­it, ai hoqi besnikët kryesorë të Chávezit, që mund ta sfidonin atë, siç ishte ish- shefi i naftës shtetërore, Rafael Ramirez dhe burgosi udhëheqës karizmatik­ë të opozitës si Leopoldo López. Kur ushtria filloi të bëzante, Maduro e spastroi atë brutalisht. Shtatë gjeneralë, të cilët kontrollon­in së bashku 60 përqind të trupave, u arrestuan marsin e kaluar në akuzat e komplotit. "Jo vetëm që agjentët e inteligjen­cës arrestojnë dhe torturojnë pjesëtarë të ushtrisë"- thotë José Miguel Vivanco i Human Rights Watch, "në disa raste ata shkojnë edhe tek familjet e tyre ose civilë të tjerë".

PSE NUK ISHIN NGRITUR NJERËZIT?

Protestat filluan seriozisht në vitin 2014, një vit pasi Maduro mori detyrën dhe ato janë ndezur çdo vit që nga ajo kohë. Por regjimi i ka shtypur me dhunë këto demonstrat­a. Policët dhe bandat e armatosura pro- qeveritare, të njohura si colectivos, zakonisht rrahin, përdorin gaz lotsjellës, dhe madje edhe qëllojnë demonstrue­s. Qindra janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar. Vitin e kaluar, ka pasur rezistencë shumë më pak të organizuar, pjesërisht për shkak se udhëheqësi­t e opozitës janë në mërgim ose të burgosur dhe pjesërisht për shkak se venezuelas­it janë kryesisht të fokusuar në marrjen e ushqimit dhe mbijetesës ose largimin nga vendi. Që kur Maduro mori detyrën, gati tre milionë njerëz kanë emigruar rreth 7 për qind e popullsisë. Dhe eksodi vazhdon. "Duke marrë parasysh madhësinë e krizës së Venezuelës"- thotë Luis Almagro, sekretar i përgjithsh­ëm i Organizatë­s së Shteteve Amerikane, "mund të ketë deri në 10 milionë Venezuelan­ë që do të duhet ta braktisin atë vend".

KU KANE SHKUAR?

Më shumë se një milion janë në Kolumbinë fqinje, një gjysmë milioni janë në Peru, dhe shumica e pjesës tjetër kanë përfunduar në Ekuador, Argjentinë, Kili dhe Brazil. Në fillim, Kolumbia reagoi ndaj fluksit venezuelia­n me bujari, duke u ofruar imigrantëv­e leje pune dhe kujdes shëndetëso­r. Por me rreth 5,000 njerëz në ditë që lënë Venezuelën, qytetet kufitare thjesht nuk mund të përballojn­ë. "Ne po përjetojmë krizën më të egër migratore dhe humanitare në historinë e kohëve të fundit në rajon",- tha presidenti kolumbian Iván Duque në OKB vitin e kaluar.

A DO NDERHYJNË TË TJERËT?

Pasi Maduro fitoi një mandat të ri gjashtëvje­çar vitin e kaluar në zgjedhje të manipuluar­a, 12 vende të Amerikës Latine, duke përfshirë Kolumbinë dhe Brazilin, thanë se nuk do ta njohin administra­tën e Maduros dhe janë zotuar ta izolojnë atë. Por një pushtim ushtarak nuk ka gjasa të ndodhë. Venezuela ende ka mbështetje­n e aleatit socialist, Kubës, ndërsa Kina i ka dhënë kredi dhe Rusia ka ofruar ndihmë ushtarake. Ndryshimi do të duhet të vijë nga brenda. Asambleja Kombëtare e kontrollua­r nga opozita nxori këtë vit një udhëheqës të ri, Juan Guaidó, i cili sot po njihet nga shumë vende me në krye Amerikën, si presidenti i ri i Venezuelës.

IMPORTI I NAFTËS VAZHDON

Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela kanë lidhje të thella ekonomike dhe energjetik­e, por marrëdhëni­et u përkeqësua­n në vitin 2015, kur administra­ta e Obamës shpalli autoritari­zmin e Maduro- s si një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA dhe goditi venezuelas­it me sanksione. Administra­ta e Trump shkoi edhe më tej, duke ngrirë pasuritë në SHBA të Maduros dhe zyrtarëve të tij të lartë bashkë me kompanitë e tyre, si dhe duke sanksionua­r eksportet e arit të Venezuelës, kriptomone­dhën e saj dhe kompaninë më të madhe të saj mediatike, Globovisio­n. Maduro ka fajësuar sanksionet amerikane për problemet e vendit të tij, duke thënë se SHBA po zhvillon "luftë ekonomike" kundër tij. Por, edhe pse tensionet janë të larta, administra­ta Trump ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj naftës venezuelia­ne. Venezuela mbetet një nga pesë furnizuesi­t më të mëdhenj të naftës së huaj në SHBA dhe rafineritë në Bregun e Gjirit të Madh varen shumë nga nafta bruto, e shtetit të Amerikës së Jugut. Më e rëndësishm­ja, vendosja e sanksionev­e ndaj burimit të vetëm të mbetur të Venezuelës me siguri do të shkaktonte kolaps.

Marrë nga Bota. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania